Monday, March 18, 2013

Lajmërohet çmimi evropian i Galaxy S4

foto
Gjiganti jugkorean i pajisjeve teknologjike, Samsung, ditëve të fundit ka lansuar pajisjen e re Galaxy S4 e cila pritet të hyj në tregun amerikan dhe atë evropian gjatë muajit prill. Tani, sipas disa burimeve të afërta me kompaninë thuhet se Samsung ka bërë të ditura detajet rreth cmimit të kësaj pajisje.
Këto burime kanë theksuar ofertën nga Amazon në Gjermani të Galaxy S4 i cili shitet në vlerë prej 649 Eurove. Modeli me këtë cmim i dedikohet versionit SIM free dhe me kapacitet të hapësirës ruajtëse prej 16GB.
Ndërkohë, versioni britanez i pajisjes do të jetë i pajisur me procesor Exynos 5 Octa me shpejtësi prej 1.6GHz, RAM memorie prej 2GB dhe mundësi të zgjedhjes së modelit prej 16GB, 32GB ose 64GB. Për të parë listën e plotë të specifikave të Galaxy S4 mund të vizitoni uebfaqen zyrtare të Samsung.