Saturday, March 9, 2013

Lukaku: Torres nuk shënon as në stërvitje (VIDEO)

Sulmuesi i Chelseat, i huazuar te WBA, Romelu Lukaku, ka shprehur zemërimin e tij me klubin londinez dhe sulmuesin Fernando Torres, i cili thotë se nuk di të shënojë as në stërvitje

“Unë nuk po luaj për Chelsean sepse klubi im ka dëshirë të varet nga një dështak që vlen 50 milionë. Nuk mund ta kuptoj këtë. Shpeshherë në stërvitje ai nuk shënon nga tre metra. Ai njeri nuk mund të shënojë më gola. Nuk mendoj se karriera e tij mund të shpëtohet, pa marrë parasysh ku transferohet”, ka thënë Lukaku për një televizion belg.