Thursday, March 14, 2013

Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Meshkujt dëshirojnë që minifundet, xhinset me shtrat të ulët, dekoltetë dhe pantallonat e shkurtra të ndalohen nëpër zyra pasi janë tepër shpërqendruese. Ky ishte përfundimi i një studimi të bazuar mbi anketimin e një kampioni meshkujsh, rezultatet e të cilit u publikuan të hënën në të përditshmen britanike “Daily Mail”. Sipas studimit, të paktën një e treta e meshkujve dëshirojnë që këto veshje të eliminohen, pasi e kanë të vështirë të punojnë pranë një kolegeje të veshur në mënyrë të tillë provokuese. Në vendin e parë në listën e veshjeve që të anketuarit renditën si të papranueshme jane pantallonat e shkurtra, për të cilat vendosin “veton” 32%, ndjekur nga veshjet e leopardit, me 30%. Dekolteja, gjithashtu rezulton shpërqendruese dhe e papranueshme për 27% të meshkujve, ndjekur nga minifundi, problematik për 24%. I njëjti studim, i realizuar tek femrat, dha rezultate edhe më të thella. 52% e punonjëseve në Britaninë e Madhe mendojnë se mbajtja e minifundeve nga ato vetë është joprofesionale, ndërsa dy në tre femra vihet kundër kolegëve meshkujt që paraqiten në vendin e punës me pantallona të shkurtra në verë.