Monday, March 18, 2013

Ndihmësi i Atleticos Mourinhos: Unë nuk jam Tito! Ta këpus kokën! (Video)

KLIKO ME LARTE PER TA PARE VIDEONTë shtunën e kaluar është zhvilluar derbi i madh madrilen ndërmjet Realit dhe Atleticos, në të cilin trajneri portugez, Jose Mourinho ka vazhduar serine e qindpërqindtë kundër skuadrës së Diego Simeones (shtatë fitore)... Reali triumfoi me golat e Cristiano Ronaldos dhe Mesut Ozilit, kurse takimi, përveç dominimit të madh të Realit, është karakterizuar edhe me incidentin ndërmjet Mourinhos dhe ndihmës-trajnerit të Atleticos, German “Mon” Burgos. Syri i kamerës ka kapur një moment kur Burgos nga këndi i pjesës së tij i drejtohet Mourinhos, i cili qëndronte i qetë ulur. Portugezi më parë kishte protestuar te gjyqtari kryesor, që Burgosit nuk i kishte pëlqyer aspak. Ish portieri i Argjentinës i drejtohet Mourinhos, ndërsa ku me ironi ia tregon gishtin, kinse “krejt ok është”! Megjithatë, Burgos nuk ishte i disponuar për asgjë tjetër, përveç t’i tregoi portugezi çka mendon: “Unë nuk jam Tito (Villanova)! Eja këtu ta këpus kokën”, ishin fjalët e argjentinasit.