Saturday, March 9, 2013

Nëna e Elenës: Para se të futej në “Big Brother”, i thashë të vishej


Elena Lika është vajza më e vogël në “Big Brother” dhe për shumë njerëz konsiderohet edhe si vajza më e bukur dhe më me stil brenda shtëpisë. Duket se ajo është e vetëdijshme për hiret e saj dhe shpeshherë rri në shtëpi vetëm me të brendshme. Mirëpo kjo lloj shfaqje nuk është parë me sy të mirë, sidomos nga femrat.
“Edhe i thashë merr pizhame me vete”, pohon nëna e saj.
Se si e sheh vajzën e saj brenda, ajo tregon: “Në përgjithësi mirë, por ende nuk po sillet ashtu siç është në jetën e përditshme. Elena është natyrë më e hedhur, më e shkathët, më e komunikueshme. E keqja e saj është se nuk miqësohet dot aq shpejt me njerëzit apo me grupin. Mirëpo këto ditët e fundit duket se po afrohet bashkë më shumë me të gjithë, edhe pse e ka pak të vështirë miqësinë e menjëhershme. Ka të bëjë edhe diferenca e madhe e moshës me të tjerët”, shprehet e ëma e 18 vjeçares.
Ajo shprehet se nuk i pëlqen miqësimi i shpejtë i vajzës së saj me banorin tjetër brenda shtëpisë, Marselinon.
“Nuk më pëlqeu fakti që u ngjit aq shumë me të kaq shpejt, por siç duket është ndjerë vetëm në fillim dhe ka kërkuar një farë mbështetje,” komenton ajo për Bluetooth.
Nëna tregon se nuk ishte dakord për futjen e vajzës në “Big Brother” pasi: “E dija që njerëzit do të komentonin, gazetat do të shkruanin edhe gjëra të pavërteta. Ishte ajo frika që vajzës mund t’i prishet imazhi, duke qenë se ajo do edhe të futet në botën e spektaklit e të mediave”.
Nëna tregon se Elena ashtu vishet edhe në shtëpi.
“Ajo ashtu vishet edhe nëpër shtëpi, edhe siç duket harron që atje e shohin të gjithë. I duket sikur është në shtëpi… Dhe ky ishte një konflikt që patëm para se të hynte në “Big Brother”. Unë e porosita, i thashë të marrë me vete pizhamet e të vishet siç duhet. Ajo që më thoshte: Po ti mami e di që unë nuk fle dot ashtu, me idenë që donte të rrinte edhe atje si në shtëpi, dhe unë që vazhdoja e porosisja duke i thënë se atje e shohin të gjithë njerëzit. Po edhe këta vajzat e tjera me mini fare po vishen, po ç’t’i bëjmë tani?”
Ajo tregon se edhe bashkëshortit të saj dhe babait të Elenës nuk i vjen aspak mirë, dhe shton se po iu dha mundësia të komunikojë me të, do t’i thotë të vishet siç duhet.
Ajo shton se për futjen e vajzës në “Big Brother” është pyetur edhe i dashuri iggggg saj, Endriti, edhe pse ai bashkë me të nuk kanë qenë shumë dakord.