Monday, March 18, 2013

Neymar tregon votën për Topin e Artë

Ylli brazilian, Neymar, ka treguar se ai votën e tij si lojtar i Santosit në garën për Topin e Artë do të i’a jap Lionel Messit. Neymar ka thënë se ka respekt të madh edhe për Ronaldon e Iniestën, por askush se bindë më shumë atë se Messi. ”Unë do të jap votën time për Messin. Çmoj shumë edhe Ronaldon e Iniestën por askush nuk më bindë më shumë se Messi. Më kanë thënë shumë persona se pot ë isha në Evropa, do të ishe në mesin e 3 fituesve të mundshëm. Unë do të luaj një ditë në Evropë por ende nuk kam vendosur se kur” deklaroi Neymar.