Monday, March 18, 2013

Një francez fitoi 170 milionë euro në llotari

Një banor i Francës fitoi shumën rekord në vend në llotarinë e përgjithshme europiane Euro Milions - 169,8 milionë euro. Identiteti i fatlumit nuk zbulohet. Shuma më e madhe në historinë e kësaj llotarie - 185 milionë euro - u fitua në korrik të vitit 2011 prej një çifti nga Skocia. Llotaria Euro Millions zhvillohet tashme që prej 8 vitesh. Edicioni i parë i llotarisë u zhvillua më 13 shkurt të vitit 2004 në tre vende - Francë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në tetor atyre iu bashkuan Luksemburgu, Belgjika, Zvicra, Portugalia, Irlanda dhe Austria. Një biletë llotarie kushton 2 €