Monday, March 18, 2013

Një Shqiptare Ngre Flamurin Kuq E Zi Në X Factor Suedi (Video)

Një shqiptare po paraqitet me mjaft sukses në edicionin suedez të X Factor. Mergime Murati po konkuron suksesshem, duke u klasifikuar ne finalen e madhe si anetare e grupit J.E.M. Ajo çfarë është e veçantë, është se Mergimja nuk lë moment pa falënderuar shqiptarët në mënyrën e saj.“S’ka me flamurin kuq e zi e shqipen me dy krena! Keshtu festohet finalja e pare e X Factor Sëeden. Faleminderit gjitheve per mbeshtetjen tuaj.”- shkruan ajo në faqen e saj në Facebook.Në një moment tjetër, ajo sëbashku me di miqtë e saj të grupit kanë ngritur flamurin kuqezi menjëherë pas performancës së tyre që u prit mjaft mirë nga publiku. Suksese Mërgimes!Më poshtë ndiqni një nga interpretimet e Mergime Muratit ne X Factor