Friday, March 15, 2013

Pronari i Malagas: Kali im është më i shtrenjtë se Ronaldo

ronaldo_5Pronari i skuadrës së Malagas, sheiku Abdullah Al Thani, është lavdëruar se kali i tij është më i shtrenjtë se ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo.
Kali i racës arabe, sipas fjalëve të sheikut është më i shtrenjtë se cilido futbollist.
Vlera e saj është llogaritur në mbi 100 milionë dollarë, ndërsa  është e njohur se Kristiano Ronaldo u transferua në Real Madrid nga Mançester Junajtedi për 96 milionë euro.
Kali i preferuar i  al Al Thanit i takon një lloji jashtëzakonisht të rralë të hamshorëve egjiptianë, numri i përgjithshëm i të cilëve në botë arrin në 4000 kuaj.
Këtë lloj të kuajve nuk mundet që çdokush ta blejë dhe janë të rrallë personat si Al Thani që kanë luksin për ta bërë një blerje të tillë.