Saturday, March 9, 2013

Rita mposhtet nga Adele

ritaRita Ora nuk mori asnjë shpërblim, ndonëse ishte e nominuar në dy kategori, për shpërblimet më të rëndësishme në industrinë muzikore në Britani të Madhe, “BRIT Awards”.
Në kategorinë “British breakthrough”, Rita u mposht nga Ben Howard, ndërsa në kategorinë “British Single”, ku Rita ishte e nominuar me dy këngë (“Hot Right Now” dhe “RIP”), fituese doli Adele me ”Skyfall”.
Kjo gjë nuk e ka merzitur shumë Ritën,e cila u është drejtuar fansave në rrjete sociale, duke shkruar se ndonjëherë fiton e ndonjëherë humb.
Duke qenë se Rita është këngëtare e re në industrinë muzikore britanike, edhe vetë nominimet janë sukses shumë i madh për të