Monday, March 18, 2013

Ronaldo nuk përgjigjet se a është i lumtur në Madrid

CRCristiano Ronaldo nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarit spanjoll nëse është i lumtur apo jo në Real Madrid. Ylli portugez ka heshtur në këtë rast, duke dhënë përgjigje krejt tjetër, për ta devijuar pyetjen që iu bë.
“Jemi duke shkuar mirë. Jemi në finale të Copa del Rey, ndërsa e bëmë një hap të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve. La Liga është e vështirë të fitohet, por do të luftojmë deri në fund.
Personalisht, gjërat po më shkojnë mirë dhe njëri prej objektivave është që ta fitoj një trofe të rëndësishëm me Realin. Më e rëndësishmja është që Reali t’i arrijë objektivat e tij”, thaRonaldo.