Saturday, March 9, 2013

Rrëfehet ish e dashura e Ezelit, Zeynep Beserler

Zeynep Beserler, ish-e dashura e Kenan Imirzalioglu, i njohur tek ne si Ezel, për revistën “HT”. Zeynep Beserler është e bukur dhe tërheqëse, por Kenani nuk e donte më dhe e nxori atë jashtë loje. Plot dy vite pas përfundimit të kësaj romance, e cila zgjati më shumë se gjashtë vite, Zeynep është munduar që të marrë veten dhe përpiqet që të harrojë atë që ka përjetuar me Kenanin. “E kam të domosdoshme që të filloj një dashuri të re, nuk mundem kështu. Po vazhdova me këtë ritëm, do të humb veten vetëm me vuajtje”, ka theksuar Zeynep.
Si u jeni përgjigjur thashethemeve që janë bërë prej kohësh për  ju?
Thashethemet çuditërisht këtë herë më kanë zemëruar shumë, edhe pse unë nuk kërkoj llogari nga askush deri në momentin që përballem me njeriun.
Cila është frika më e madhe që ke?
Frika më e madhe mendoj se është të jetojmë me një turp të madh, frikë nga poshtërimi i emrit tim, për arsye se unë nuk mund të jetoj në atë gjendje, derisa emri im katandiset lart e poshtë si mos më keq. Shumë njerëz të famshëm jetojnë me këtë keqardhje, por për mua mbaron kjo gjë dhe shkatërrohem.
A arrin të jesh e lumtur edhe kur je vetëm?
Nuk e bazoj jetën time në atë se kush më bën të lumtur, periudhat e ndryshme të jetës, qoftë dhe në atë rast kur dështon në dashuri, edhe këto kanë pjesën e vet të lumturisë, sepse ashtu ka qenë e shkruar. Unë vazhdoj të jetoj jetën time sigurisht…
Një femër e re dhe e bukur a është në kundërshtim të ligjeve të natyrës për të qenë e vetme dhe pa dashuri?
Nuk është se nuk dua, por burrat nuk duan. Uroj edhe pse nuk e kam një të dashur, megjithatë ta gjej lumturinë në çift…
Pas largimit të Kenanit ju ngelët e lënduar?
Nuk është e lehtë të flasësh për një lidhje të përjetuar gjashtë vite. Megjithatë kam parë se ai e mori veten shumë shpejt, ai shëroi krahët shpejt në atë kohë dhe ka mundur të fezeliluturojë, kurse mua më la në baltë.
Mendon se Kenani ka bërë padrejtësi në marrëdhënien tuaj?
Jo, nuk besoj se do të ishte padrejtësi kjo.