Monday, March 11, 2013

Rrufeja godet aeroplanin, piloti aterron pa motor (Video)

"Turkish Airlines" ka lajmëruar se aeroplani me 114 pasagjerë ka bërë ulje emergjente, pasi është goditur nga rrufeja dhe është djegur njëri prej motorëve. Aeroplani ishte në fluturim nga Stambolli në Izmir. Aeroplani i aksidentuar përgatitet për aterrim pasi është goditur nga rrufeja. Piloti ka aktivizuar menjëherë pajisjet për shuarjen e zjarrit në motor, duke bërë uljen emergjente në mënyrë të sigurt. Nga kompania ajrore kanë njoftuar se askush nuk është lënduar. Në një video amatore, e cila ishte e postuar nga një televizion privat “NTV”, shihet flakë jashtë aeroplanit gjatë natës, transmeton albinfo. Agjencia e lajmeve "Anatolia" ka intervistuar banorët e Izmirit, të cilët panë flakët dhe nxituan për të arritur në aeroport për të marrë informacione në lidhje me aeroplanin e aksidentuar.