Saturday, March 9, 2013

Sheila Haxhiraj, foto provokuese me puro

sheilaFituesja e parë e “X Factor Albania”, Sheila Haxhiraj, ka vendosur të dalë nga kornizat e vajzës modeste, duke provuar të pozojë ndryshe para aparatit fotografik. Në profilin e saj në facebook, ajo ka postuar disa foto sensuale, midis të cilave është dhe një foto ku Sheila shfaqet me puro në dorë. Përveçse duket mjaft fotozhenike, 18-vjeçarja ia ka lejuar vetes disa poza thjesht për qejf, pasi ia lejon dhe rryma muzikore që ajo ka pohuar se preferon, pikërisht R&B. Pasi fitoi kupën e “X Factor”, ajo pohoi se është duke punuar në disa drejtime në muzikë, duke e lënë surprizë daljen e saj të parë. Ajo pohoi se tashmë pas famës së këtij show, jeta e saj ka ndryshuar, ndërkohë që për të ruajtur linjat e saj ajo frekuenton palestrën.