Monday, March 18, 2013

Siri, shikoni çfarë tanku kanë bërë sirianet(Video)

Prej muajsh rebelët e keqarmatosur sirianë po përballen me ushtrinë e presidentit Bashar al-Assad në një luftë aspak të drejtë kur bëhet fjalë për teknologjinë e përdorur nga të dyja palët. Rebelët luftojnë kryesisht me armë të lehta, ndërsa ushtria besnike e al-Assad ka artilerinë e rëndë, helikopterët, avionët dhe tanket. Për të qenë sadopak të barabartë në luftën me regjimin, inxhinierët rebelë ndërtuan “tankun e bërë vetë”, një makinë vrasëse me katër rrota mbi të cilën është montuar një mitroloz 7.62 mm që kontrollohet nga brenda me një panel të ngjashëm me atë të videolojërave. Blindi “i sajuar” është ndërtuar nga mbetjet metalike të marra nga varreza makinash dhe është në gjendje të përballojë sulmet e topave 23 mm. Makineria e ideuar nga Mahmud Abud është e gjatë 4 metër dhe e gjërë 2, në pjesën ballore janë montuar katër kamera kompjuterike që transmetojnë sinjalin drejt katër monitorëve në brendësi, duke i lejuar shoferit të ketë fushëpamje të gjerë. “Kishim një makinë, lamë motorrin dhe pjesët e tjera inxhinierike të funksionimit të saj, hoqëm pjesët e tjera dhe vendosëm armaturat e përforcuara”, thotë Abud, duke shtuar më pas se mjeti do të përdoret në betejën e stërzgjatur për kontrollin e Alepos, qyteti më i madh në veri të Sirisë dhe i konsideruar si pikë strategjike që mund të vendosë fatet e konfliktit. Makineria vdekjeprurëse që pritet të përdoret nga brigada rebele e Al-Ansar është pagëzuar me emrin Sham II, emri antik i asaj që quhet Siria e Madhe që përfshinte Sirinë, Libanin, Palestinën dhe Jordaninë.

KLIKO ME LARTE PER TA PARE VIDEON