Monday, March 4, 2013

“The Sun”: Rita Ora Në Një Lidhje Lezbike! (FOTO)

“The Sun”: Rita Ora në një lidhje lezbike! (FOTO)



Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, pas lidhjes me Rob Kardashian dhe një thashethemeve për një lidhje me fituesin e “X Factor”, James Arthur, e më pas me Harry Styles, reperin Drake dhe Bruno Mars shokon me foto provokuese.
Prestigjiozja britanike “The Sun”, shkruan se Rita Ora ndoshta mund të jetë ëndrra e meshkujve, por ajo ka pohuar se i ka sytë tek “gruaja” e saj, supermodelja biseksuale Cara Delevingne.
Sipas Ritës dashuria e saj për modelen e vitit Caran është e pafund, ndërkohë që e quan “gruan e saj”.
“Ajo zyrtarisht është e imja. Ajo është e paprekshme. E kam hequr nga tregu. Ne e thërrasim njëra-tjetrën grua”, ka thënë ajo.
“E dini çfarë do të thotë fjala grua? Është sikur të martohesh e kjo është gruaja jote! Ne vetëm kemi parë njëra-tjetrën pastaj kemi filluar të flasim. Dhe tani ne gjithmonë jemi bashkë”, citon këngëtaren “The Sun”.