Saturday, March 9, 2013

Tifozat Kuq e Zi organizojnë në Tiranë protestë, në mbështetje të shqiptareve në Shkup që dhunohen nga autoritet maqedonase

kq“Tifozat Kuq e Zi” organizojnë ne Tirane “Protestë në mbështetje të  shqiptareve në Shkup dhe kundër dhunës sistematike së ushtruar nga autoritet maqedonase ndaj tyre”.
Protesta do të mbahet ditën e shtunë 9 Mars 2013, Ora 12.00, në krah të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë,Rr.Murat Toptani, pranë bustit të Fan S.Nolit.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës e të gjithë vendit, studentëve, aktivistëve politikë, organizatave politike e shoqërore, partive politike të na bashkëngjiten në këtë protestë.
Pjesëmarrja masive në të është tregues së shqiptarët në Maqedoni, nuk janë vetëm e nuk janë të pambrojtur.Protesta po ashtu  i bën thirrje autoriteteve shqiptare Kuvendit të Republikës, Presidentit, Kryeministrit, si dhe forcave politike në vend që të ndërgjegjësohen dhe të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve nëMaqedoni duke mbrojtur kështu Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë