Friday, March 8, 2013

Tirana sot proteston kundër dhunës ndaj shqiptarve të Shkupit


Grupi ' Tifozat Kuq e Zi' ka paralajmëruar për ditën e nesërme protestë në mbështetje të shqiptareve në Shkup dhe kundër dhunës sistematike së ushtruar nga autoritet maqedonase ndaj tyre.

Protesta do të mbahet ditën e shtunë 9 Mars 2013, Ora 12.00, në krah të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë,Rr.Murat Toptani, pranë bustit të Fan S.Nolit.
"Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës e të gjithë vendit, studentëve, aktivistëve politikë, organizatave politike e shoqërore, partive politike të na bashkëngjiten në këtë protestë" thuhet në njoftim. 
Pjesëmarrja masive në të është tregues së shqiptarët në Maqedoni, nuk janë vetëm e nuk janë të pambrojtur.
Protesta po ashtu  i bën thirrje autoriteteve shqiptare Kuvendit të Republikës, Presidentit, Kryeministrit, si dhe forcave politike në vend që të ndërgjegjësohen dhe të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni duke mbrojtur kështu Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
alt