Tuesday, March 12, 2013

Tjetër çmenduri nga bumi i ndërtimeve në Kinë (FOTO)

Tjetër çmenduri nga bumi i ndërtimeve në Kinë (FOTO)Ky mund të jetë një nga rastet më ekstreme të bumit të ndërtimeve në Kinë.

Banorët e një fshati 900- vjeçar refuzonin që të lëviznin nga shtëpitë e tyre, për t’u bërë vend ndërtimeve të larta.

Atëherë ndërtuesit e morën vetë situatën në dorë, duke devijuar një lumë përgjatë shtëpive, për t’i izoluar fshatarët, që nuk kishin rënë dakord për kompensimin financiar.

“Ne nuk do të dorëzohemi. Ata do ndërtojnë lumenj, ne do ndërtojmë ura,” tha një fshatar. Ai tha se atyre u kanë ndërprerë edhe ujin e energjinë, por ata do mbijetojnë.