Friday, March 8, 2013

Torta më e shtrenjtë në botë kushton 37 milionë euro

tortaNë manifestimin Nationa Gay Wedding Show në qytetin anglez Liverpool, do të ekspozohet torta më e shtrenjtë në botë. Deserti ekstravagant në gjashtë kate është i lartë 1.5 metra, por i stolisur me mbi 2 000 diamante, të cilët bashkërisht kanë 2 046 karatë dhe vlerësohet se vlen 32.4 milionë funte, apo rreth 37 milionë euro.  National Weding Gay Show reklamohet si manifestim që feston martesën për të gjithë, pavarësisht gjinive të të martuarve, kurse vizitorët e tij më 3 maj do të mund të shohin e mbase edhe ta provojnë këtë tortë (me siguri pasi t’i hiqen diamantet) në Echo Arena në Liverpool, ku pritet numër rekord i vizitorëve.
“Kemi dashur që për këtë rast të bëjmë diçka impozante, kurse kjo torte është vërtetë impozante”, deklaroi menaxherja e marketingut të manifestimit të përmendur Laura Davis.
Titullin e tortës më të shtrenjtë në botë deri tashti e ka mbajtur një torte e punuar në SHBA, që ka qenë e vlefshme 20 milionë dollarë amerikanë