Wednesday, March 27, 2013

Vajzat Edberit: “Do flesh te dhoma jonë”.

Joana, Elena dhe Edberi ndodhe në dhomëne ndenjes. Elena i është ulur Edberit në prehër dhe po ngacmohen me njëri-tjetrin. Edberi e pyet për të dashurin, a i ka bërë foto apo jo, nëse ai xhelozon kur e sheh atë atje? Elena thotë se shumicën e fotove ja ka bërë ai, ndërsa sa për xhelozi ajo pohon me kokë. Por shton se është shumë kurjoze të dijë se çfarë shkruajnë gazetat për ata të dy. Edberi duket sikur e ngushëllon që ajo të mos merakoset, duke i thënë se gazetat atë punë kanë.
Elena me Joanën i propozojnë Edberit të vijë të flerë nga ato sonte. Joana i thotë se janë dy krevate bosh. Ose varianti tjetër që i propozon Joana është të flerë Elena me Viganin dhe ai fle tek krevati i Elenës. Një tjetër variant që thotë Joana është, ta çojnë Marselinin tek dhoma lart, nuk kanë për çfarë ta duan tek dhoma e tyre. Por Elena thotë që ai mund të kundërshtojë dhe nuk lëviz nga krevati i tij. Këtu edhe Joana mendohet, pastaj me të qeshur thotë” E mirë, shpresojmë të dalë Maselini këtë fundjavë”. Vajzat po këmbengulin që ai të flerë tek dhoma e tyre, por duket se Edberi është i luhatur.