Tuesday, March 19, 2013

Xherdani me lopatë

Borë atje, e borë këtu. Futbollisti kosovar i Bayern Munichut, përpos që është punëtor i palodhshëm në fushë, ai i tillë është edhe jashtë saj. Pas shtrëngatave të fundit të borës gjithandej Evropës, përfshirë edhe vendlindjen e Xherdanit, qytetarët kanë marrë vetë iniciativa që ta largojnë borën para shtëpive dhe banesave të tyre, si dhe në trotuare. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe “Shaqa”. “A jeni edhe ju t’u e pastru borën?”, ka shkruar Xherdani në profilin e tij në Facebook, ku ia ka bashkangjitur edhe një fotografi duke mbajtur një lopatë në dorë, dhe i gatshëm për të ‘asistuar Gomezin’, por kësaj here jashtë “Allianza Arenas”.