Sunday, April 14, 2013

Argjentina të zhvillojë miqësore me Kosovën?

fotoMë 14 qershor do të ketë një ndeshje miqësore në futboll mes kombëtares së Argjentinës dhe asaj të Kosovës. Sipas mediave amerikano-jugore, kjo përballje do të luhet në Cancun të Meksikës, por, nga Kosova shprehen se ende nuk janë në dijeni për këtë.
“Përfaqësuesja e Argjentinës pritet ta zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Përfaqësueses së Kosovës më 14 qershor në Cancun. Kjo pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh, pasi Federata e Futbollit e Argjentinës është pajtuar për këtë”, shkruan portali meksikan Record.
Sipas këtij portali, me organizimin e miqësores po punon “Ëorld Eleven”, kompani e cila i të gjitha të drejtat për organizimin e miqësoreve të Argjentinës, raporton Knninfo.
Por, mediat e huaja raportojnë se kjo ndeshje nuk do të jetë zyrtare, pasi Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk është njohur nga qeveria botërore e futbollit, FIFA