Wednesday, April 10, 2013

Çfarë veprismesh lejohen kur falim namaz?

namaz
1- Lëvizjet e pakta që nuk kanë lidhje me namazin, si p.sh. rregullimi i rrobës, sepse një gjë e tillë vërtetohet edhe nga Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të.
2- Kollitja në rast nevoje.
3- Rregullimi i safit, duke tërhequr apo shtyrë dikënd përpara, ose kalimi i një personi të xhematit nga e majta përpara, siç bëri Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, me Ibn Abasin, kur e tërhoqi nga e majta e tij në të djathtë, ndërkohë që po falej natën.
4- Hapja e gojës për gjumë dhe vënia e dorës para gojës.
5- Thënia “Subhan-Allah” nëse imami harron diçka, bazuar në hadithin: “Ai që sheh diçka të parregullt në namaz, le të thotë: Subhan-Allah!”Buhariu
6-  Largimi i kalimtarëve përpara vetes, bazuar në hadithin:“Kur ndonjëri prej jush falet pas diçkaje që e mbron nga njerëzit dhe dikush kërkon të kalojë përpara tij, le ta largojë atë! E nëse refuzon, le ta godasë, sepse ai është shejtan!”Buhariu
7- Vrasja e gjarprit apo akrepit nëse i afrohen kur është në namaz, bazuar në hadithin:“Vritini dy të zinjtë në namaz, akrepin dhe gjarprin!”Muslimi dhe Hakimi
8- Kruajtja e trupit me dorë, sepse konsiderohet lëvizje e vogël e falshme.