Wednesday, April 3, 2013

Festa e çmendur e të dashurës italiane për golat e Blerim Xhemailit (FOTO)



ITALI- Blerim Xhemaili ka gëzuar jo vetëm tifozët e Napolit, futbolldashësit shqiptarë me tregolëshin ndaj Torinos gjatë fundjavës, por edhe të dashurën e tij.
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, i cili aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës, prej kohësh është në një lidhje me bukuroshen italiane Alessia Tedeschi. Dhe pas shpërthimit të fundit të mesfushorit shqiptar, mediat italiane fokusuan vëmendjen edhe te e dashura e tij.
Aktorja dhe modelja nga Roma, pjesëmarrëse e Miss Italia 2011, e ka festuar si e çmendur tre golat e të dashurit të saj duke postuar disa në foto në profilin e saj në Twitter.
Bukuroshja aktualisht punon si modele por njëkohësisht vazhdon edhe Fakultetin e Shkencave Politike në Romë.
Alessia fitoi çmimin “Miss i televizionit, kinemasë dhe këngës” në edicionin e vitit 2011 të Miss Italia.