Sunday, April 21, 2013

Fmit 11 vjeq i bojn gati per luft -Korea e Veriut


shtarët e ardhshëm të Koresë Veriore: Janë të moshës 11 vjeçare, e kanë kokën e rruar dhe ushtrojnë shkathtësitë luftarake. 

“Rekrutet” e rinj, të qethur në “zero” përgatiten për luftë në terrenet e shkollës revolucionare  Mangjongde në Pjongjang, shkollë kjo të cilën dikur e kishte vijuar edhe Kim Džong Il. Këtu këta vogëlush do të mësojnë të marshojnë dhe trajnohen për tekuondo.

Nxënësi Çung Hjok thotë :  “për shkak të situatës aktuale, përpiqem të mësojë më shumë. Mendoj se kështu mund tu hakmerrem imperialistëve amerikanë. Kjo është detyra ime revolucionare. Posaçërisht përpiqem të fitoj notat më të mira në ushtrimet ushtarake”.

Këta fëmijë bartin edhe pushkë derisa përgatiten që të bëhen “thelbi” i Armatës popullore të Koresë së Veriut.