Thursday, April 11, 2013

Hakerët kosovarë sulmojnë ueb-faqet izraelite

artikuj
Një grup hakerësh kosovarë me emrin “Kosova Hackers Security” janë bërë pjesë e raportimit të medieve botërore, konkretisht të televizionit NBC për sulmin e tyre kibernetike ndaj ueb-faqeve të izraelit.
Sipas lajmit, grupi i hakerëve ka filluar një operacion të quajtur “OpIsrael” në internet ndaj faqeve të ndryshme të internetit në Izreal.
Një zëdhënës i Qeverisë së Izraelit ka dalë para medieve ku ka thënë se ky grup hakerësh ka bërë me miliona sulme javën e fundit.
“Një grup hakerësh nga Kosova po vazhdojnë të sulmojnë shërbimet kibernetike, afër një milion sulme në muaj. Këto sulme vinë nga Kosova Hackers Security por këta njerëz janë anonim. Ne po hulumtojmë kush është përgjegjës për sulmet kibernetike kundër Izrealit. Pasi të marrim informacionet e duhur ne do të dalim me një tjetër konferencë për shtyp”, ka thënë ky zyrtarë izraelit.
Në mëngjesin e së enjtes ishte sulmuar ueb-faqja e Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit, ku janë fshirë llogaritë e personalit të ministrisë. Sulm i tyre ishte bërë kundër http://www.health.gov.il/ , ku thuhet se ata kanë marrë edhe të dhëna të përdoruesve të personelit edhe pse atyre ju kishte kaluar afati.
I njëjti grup i hakerëve muaj me parë kishte marrë përgjegjësinë edhe të sulmit mbi faqen e Institutit Meterologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ende nuk dihen motivet se pse KHS bëjnë sulme në faqet amerikane dhe izraelite.