Friday, April 12, 2013

I japin për të ngrënë dhe e ekzekutojnë djaloshin (FOTO)


KUJDES: FOTO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE
Imazhet e një vogëlushi 12- vjeçar, të ekzekutuar nga forcat qeveritare në Sri Lanka, janë bërë publike së fundmi.
Imazhet e tmerrshme tregojnë se si vogëlushit, biri i një prej udhëheqësve Tamil, i jepet për të ngrënë nga forcat qeveritare, përpara se të ekzekutohet me gjakftohtësi.
Balachandran Prabhakaran, djali i Villupillai Prabhakaran, kreu i Tigrave të Tamilit, është ekzekutuar nga qeveria në vitin 2009, në fund të konfliktit me rebelët.
Edhe babai i tij është vrarë në konflikt.
Pamjet janë transmetuar për herë të parë në një dokumentar për konfliktin.
Regjisori i dokumentarit thotë se fotot tregojnë se ai është ekzekutuar me gjakftohtësi.
SRI LANKA No Fire Zone_Balachandran Prabhakaran_1.jpg

SRI LANKA No Fire Zone_Balachandran Prabhakaran_2.jpgSRI LANKA No Fire Zone_Balachandran Prabhakaran_3.jpg