Saturday, April 20, 2013

Ja si jetohet në fshatin më të ftohtë në botë (VIDEO)


Nëse mendoni se në vendin ku jetoni bën shumë ftohtë atëherë duhet të vizitoni fshatin rus Oymyakon dhe do të shikoni sesa shpejt do të ndyshoni mendim.
Fshati me rreth 500 banorë, i pozicionuar në verilindje të Federatës Ruse, është i pari në listën e vendbanimeve më të ftohta të banuara në botë, me temperaturat që janë edhe më të ulta se në Polin e Veriut.
Aq e ftohtë është klima në këtë zonë të banuar të Jakutias (emri i krahinës), sa temperaturat prej -40 gradësh, në muajin janar, do të konsideroheshin si “tepër të ngrohta”.
Në këtë fshat është regjistruar edhe temperatura më e ulët në një zonë të banuar, prej -71,8 gradësh, e cila tejkalohet vetëm nga rekordi absolut prej -89 gradësh në Antarktidë.
Ndiqeni videon ne vijim: