Monday, April 15, 2013

Këshilla Efektive: Si Të Përdorni Kafen Kundër Rrudhave Dhe Celulitit. Funksionon Dhe Për Floket.

kafe-noa.al_[1]
Përderisa funksionon dhe studimet teorike e provat praktike e tregojnë këtë, tashmë konsiderohet se kjo është mrekullia e kafes në luftën kundër rrudhave, celulitit dhe problemeve të tjera që vuajnë femrat.
Yndyra e kafes është e pasur me thartirën linoleike, e cila është një antioksidues i fuqishëm, ka efekt antikancerogjen dhe stimulon sistemin imunitar. Në të njëjtën kohë, sikurse raporton noa.al, ajo pengon edhe plakjen e lëkurës dhe ka veti anti-inflamatore.
Tonifikon lëkurën
Lëkurën e fytyrës në mëngjes pastrojeni me një copë pambuku, të zhytur në kafe të sapo përgatitur. Në këtë mënyrë jo vetëm që do ta unifikoni ngjyrën e fytyrës, por edhe do ta nxini atë lehtazi duke i dhënë pamjes së fytyrës një pamje të këndshme ekzotike dhe sidomos në këtë periudhë prag plazhi.
Maska kundër rrudhave
Një lugë miell thekre përziejeni me një kafe tepër të fortë, më parë të ftohur, derisa përzierja të mos bëhet e trashë, si krem. Kësaj përzierjeje më pas ia shtojmë një të kuq të vezës dhe e përziejmë mirë. Këtë përzierje përhapeni në fytyrë, mbajeni 15 minuta, e më pas shpëlajeni mirë e mirë.
Lufton celulitin
Kafen e bluar të nxehtë shpërndajeni në vendet problematike dhe ato vende mbështillni me fletë plastike, lëreni që të veprojë 15 deri 20 minuta, e më pas lajeni mirë. Këtë maske mund ta përsëritni dy herë në javë. Një mënyrë më e thjeshtë është që kafen e bluar ta shtoni në xhelin tuaj të preferuar për dush dhe, sa herë që të bëni dush, bëni masazh të lehtë.
Maska për flokë të errëta
Dy të kuq të vezëve përzieni me një lugë rum dhe dy lugë ujë të nxehtë, e më pas shtojeni edhe një lugë të kafes së bluar dhe vajit bimor. Masën e fituar shpërndajeni në flokë dhe lëreni që të veprojë nja pesë minuta, e më pas lani flokët me ujë të nxehtë.
Për shkëlqimin e flokëve të errëta
Nëse flokëve të errëta doni t’ua ktheni shkëlqimin e vjetër, atëherë zieni, e më pas ftohni një kafe të fortë dhe me të spërkatni flokët, e më pas krihni ato me kujdes.