Sunday, April 14, 2013

Merr fund miqësia e Noizy-t me Eni Koçin, sharje dhe fyerje në publik

1117-370x290
Rigels Jaku, i njohur si Noizy, dhe këngëtarja Eni Koçi duket se kanë mbyllur bashkëpunimin e tyre, ndërsa ishin identifikuar si një çift i këndshëm, që u shkonte të shfaqeshin në duet së bashku në klipet e tyre. Një e-mail privat që nëna e Enit, Afërdita, i ka dërguar Noizy-t në postën e tij elektronike, ka zbardhur këtë prishje bashkëpunimi mes tyre. Noizy e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook e mail-in ku nëna e Enit, që është  njëkohësisht menaxherja e saj, i ka dërguar në lidhje me heqjen nga Youtube të dy këngëve në duet të Noizy-t me Enin. Fjala është për klipet “Je gjithçka” dhe “So Hot”, që janë fshirë nga Youtube dhe për këtë fakt është akuzuar Noizy. Në e mail-in që Afërdita i shkruan reperit, thuhet se klipet janë të Enit, ndërsa Noizy ka qenë i ftuari i saj, ndaj për këtë arsye nuk ka asnjë të drejtë autoriale mbi ato dy klipe. Sipas burimeve tona, duket se kanë qenë disa mosmarrëveshje mes dy këngëtarëve që kanë çuar në prishjen e këtij bashkëpunimi, që u duk se ishte ndërprerë në klipet e tyre të reja që kanë qenë me bashkëpunëtorë të tjerë. Ndoshta dhe mund të ketë një pajtim mes tyre, ndërkohë që vitet e fundit ata kanë shkëmbyer ide dhe kanë qenë miq e aleatë të mirë në muzikë. Për Noizy-n, këto kanë qenë vite suksesi, të cilat ai i ka përkthyer në shumë para. Së fundi, në një intervistë dhënë Adi Krastës në “A Show” Në “Vizion Plus”, ai pohoi se, megjithëqë është vetëm 26 vjeç, muzika e ka bërë të pasur. Ai deklaroi pasurinë që ka arritur të sigurojë këto vite pas kthimit nga Londra dhe nisjen e një jete të re si muzikant këtu. Noizy pohoi se ishte shumë më i pasur se pushtetarët në Shqipëri dhe, me paratë që fiton, ka arritur të blejë tri shtëpi, katër makina dhe studion e tij muzikore, që sipas tij ka kushtuar 200.000 euro.