Wednesday, April 3, 2013

Miss Italia, e dashura e Xhemailit

imageBlerim Xhemaili ka gëzuar jo vetëm tifozët e Napolit dhe futboll-dashësit shqiptarë me tregolëshin ndaj Torinos gjatë vikendit, por edhe të dashurën e tij. Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, i cili aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës, prej një kohësh është në lidhje me bukuroshen italiane Alessia Tedeschi. Dhe pas shpërthimit të fundit të mesfushorit shqiptar, mediat italiane fokusuan vëmendjen edhe te e dashura e tij. Aktorja dhe modelja nga Roma,  pjesëmarrëse e Miss Italia 2011, e ka festuar si e çmendur tre golat e të dashurit të saj duke postuar disa në foto në profilin e saj në Twitter. Bukuroshja aktualisht punon si modele por njëkohësisht vazhdon edhe Fakultetin e Shkencave Politike në Romë. Alessia fitoi çmimin “Miss i televizionit, kinemasë dhe këngës” në edicionin e vitit 2011 të Miss Italia.