Friday, April 12, 2013

Mjekja vret 300 pacientë

Është akuzuar për vrasjen e 300 pacientëve në spital. Bëhët fjalë për një mjeke braziliane, drejtore spitali,e çila pretendonte se “arrinte të bisedonte me Perëndinë”, i vriste klientët që të liroheshin shtretërit për paicentët e tjerë,thekson “Bild”.
Kjo është historia makabre e mjekes Virginia Soares de Souza,e akuzuar tashmë për shtatë raste konkrete vrasjesh e tani është nën hetim për rreth 300 vdekje të dyshimta të pacientëve të tij kohë më parë.
Këto vrasje nëse konfirmohen se janë kryer prej saj kanë për ta kthyer ata në vrasësen më seriale të frikëshme në histori, duke ja kaluar kështu edhe Harold Shipmanit,mjeku britanik i dënuar në vitin 2004 për vrasjen e 15 pacientëve më Mançester dhe të dyshuar për 260 raste të tjera.
Ndërkaq,rasti i Brazilit flet për paciente që kanë vdekur nga rënia në nivelet e oksigjenit me maskat e tyre dhe për administrimin e keq pavulonit ,e çila është një drogë që dobëson muskujt e diafragmës.
“Të gjithë rastet kanë të njëjtën mardhënie mes vdekjes dhe drogës”, mësohet të jetë shprehur trupi hetimor.
Duke argumentuar sesi për të kryer vrasjet e saj mjekja mostër ua hiqte enkas tubat e oksigjenit paçientëve të saj që mbaheshin gjallë pikërisht nga sistemet e oksigjenimit. Ndërsa u jepte doza vdekjeprurëse të pavulonit,të cilat u dobësonin muskujt duke i çuar deri në vdekje