Saturday, April 6, 2013

Nofkat më të bukura të 100 sportistëve më të famshëm në botë

O Rei, Pibe de Oro, Divin Codino, Spice boy, nuk janë gjë tjetër veçse emri i artit ose e thënë ndryshe nofka e disa prej sportistëve më të famshëm botërorë. Duke filluar që nga Pele e Maradona, tifozeria e marrosur pas numrave të tyre mundohej vazhdimisht të futej në karakterin e tyre duke i përshtatur niknejmin më të përafërt. Ca kjo për ti ngritur sa më lart vlerat sportistit në fjalë, ca edhe për të thjeshtëzuar sa më shumë emrat e tyre. E ndërsa në vitet ‘60-70 nofkat zgjidheshin në përvijim të lojës dhe famës së këtyre sportistëve, në dekadën e fundit të shekullit 20-t tifozët zhbiruan edhe në jetën private duke nxjerr nga repertori nofka si “Il Car d’oriernte” (Cari, mbreti i Lindjes), Andri Shevçenko, “Pinturichio” (Piktor i famshëm italian), Aleks del Piero, “Cuore de Drago” (Zemërdragoi), Paolo Maldini  e deri tek “Il pulga” (Pleshti), Lionel Mesi.