Wednesday, April 17, 2013

Ronaldo mendon për islamin

Cristiano Ronaldo
Njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, ka pranuar se kohët e fundit shpesh po flet për islamin me bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Mesut Oezil.
Ka pasur spekulime se CR7, i cili është katolik, mund të konvertohet në islam, ndërsa vet lojtari nuk ka mohuar diçka të tillë.
“Religjioni nuk duhet t’i ndajë njerëzit dhe të sjellë luftëra. Religjionin e ka krijuar Zoti për të jetuar në një komunitet. Unë jam katolik, por feja e Oezilit është më e mirë. Nuk e kam ditur se myslimanët janë kaq të sinqertë dhe të ndershëm, siç është Oezil. Tash nuk e di, por ndoshta ndonjëherë bëhem vëlla mysliman i Oezilit”, ka deklaruar 28-vjeçari.
Portugezi kohë më parë ka qenë viktimë e një fotomontazhi në rrjetet sociale, ku u publikua një fotografi në të cilën ai mbante mbishkrimin në arabisht “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”. Mirëpo, më pas u kuptua se bëhej fjalë për një fotografi të manipuluar.
Ronaldo në disa raste i ka ndihmuar palestinezët, sidomos fëmijët. Kujtojmë që në fund të vitit të kaluar, ai shiti “Këpucën e Artë” për 1.5 milion euro dhe paratë i dhuroi për ndërtimin e shkollave në Gaza. Nga ana tjetër, ai ka bërë veprime anti-izraelite duke qenë se është kundër dhunës që ky vend ushtron mbi palestinezët. Të gjitha këto, jo rrallë herë janë shfrytëzuar për të përhapur spekulime se portugezi e ka pranuar islamin.