Wednesday, May 22, 2013

Bora Kokëdhima si Rihanna...ben tatuazh ne gjoks

Bora Kokëdhima, vajza e biznesmenit te suksesshëm, dhe kandidatit për deputet, Koço Kokëdhima, ka postuar ne faqen e saj ne Facebook, një foto, ne te cilën shihet një tatuazh i një femre te cilën ajo e ka pozicionuar ne pjesën e poshtme te gjoksit.
Krenare për tatuazhin e saj, Bora mesa duket ka miratuar ne heshtje edhe përshëndetjet e fans-ave te saj, te cilët kane nënvizuar faktin se tatuazhi është i ngjashëm, për nga ideja, me tatuazhin qe edhe këngëtarja e madhe nga Barbados-i, Rihanna, ka vendosur ne gjoksin e saj.
Po aty, shume fans-a, i urojnë Bores edhe suksese për te atin e saj, i cili me shume gjasa do te jete një prej 140 deputeteve te Parlamentit qe do te dale nga votimet e 23 Qershorit te këtij viti.