Sunday, May 19, 2013

Dalin fotot SHOKUESE në festen e 45-vjetorit të Arian Çanit (FOTO)

Një festë komplet ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim deri tani. I tillë ka qenë 45-vjetori i moderatorit të njohur Arian Çani, i cili mblodhi të shtunën që lamë pas, në club ‘Mumja’, miqtë e tij më të mirë. Jo vetëm për të festuar këtë përvjetor të tijin, por edhe për të shijuar ‘live’ performancën e Dj topless Katusha. Të ftuar në këtë festë ishin personalitete të shumta të jetës publike, si: Sokol Olldashi, Ben Blushi, Blendi Fevziu, Aleksandër Frangaj, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Zamir Mane, Vera Grabocka, Ermal Mamaqi dhe Ami, Dr.Flori, Olta Gixhari, Suela Konjari me aktorët e Teatrit të Metropolit, Genc Fuga dhe Eni Jani, Floriana Garo etj… Për të ftuarit ishte rezervuar priveja e club-it, por disa prej tyre u bënë njësh me njerëzit e tjerë, për ta shijuar edhe më shumë mbrëmjen. Fotot që sjellim sot e shfaqin Arian Çanin ashtu siç ai është. I çlirët nga komplekset dhe paragjykimet, duke u puthur me bashkëshorten Enin e duke u përqafuar bashkë me të me Dj Katusha.

    SHIKO FOTO TJETER NE KATRORIN ME LART..