Thursday, May 9, 2013

Dëshmia rrënqethëse e 3 vajzave të marra peng për 10 vite: Sapo ngilja shtatzanë ai më qëllonte me grusht në bark

a4Rrëmbimi dhe mbaitja peng për 10 vite me radhë të 3 vajzave në Ohajo vazhdon të jetë një ngjarje që me çdo detaj që nxjerr rrënqeth mbarë opinionin publik amerikan.
Çdo shtatëzani e njërës prej vajzave është ndërprerë pasi rrëmbyesi dhe njëkohësish edhe përdhunuesi e qëllonte atë më grusht në bark.
Në shtëpi ka lindur vetëm një vajzë që është gjashtë vjeçare, vajza e Amanda Berit. Sot policia në Ohajo ngriti akuza kundër Ariel Kastros, njëri nga tre vëllezërit e arrestuar për rrëmbimin dhe mbajtjen shumëvjeçare në robëri të tre vajzave.
52-vjeçari Kastro po përballet me katër akuza, për rrëmbim dhe tre akuza për përdhunim.
Përsa i përket dy vëllezërve të tjerë policia ka bërë me dije se nuk ka një dëshmi kundrejt tyre, në mënyrë që të vërtetoi se ata kanë qenë bashkëpuntorë në krim.
Asnjëra nga vajzat nuk ka dëshuar kundrejt tyre dhe kjo vërteton se 52-vjeçari e ka zhvilluar vetëm të gjithë aktin e tmerrshëm.