Monday, May 13, 2013

Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar

flori dhe vajzat e thumb
Vajzat e emisionit shumë të komentuar në kanalit “Youtube” – “Thumb”, Fatma dhe Elona, në një nga programet e fundit të tyre, kanë intervistuar Flori Mumajesin gjatë xhirimit të klipit të fundit me Genën.
Mes tjerash, kompozitori i njohur ka thënë se për të Adrian Gaxha është një fenomen i shou-bizit dhe ai nuk është këngëtar, pasi, sipas tij, të ishte ai këngëtar do të kishte pasur rastin të kishte punuar me të.
Ky reagim i Florit ka ardhur pas disa kohësh, kur, sipas këngëtarit të hitit “Ngjyra e kuqe”, kishte marrë një mesazh të keq nga kompozitori, për shkak të po kësaj kënge. M. GJ.