Friday, May 17, 2013

Ja ku jeton presidenti më i varfër në botë (FOTOT)

Presidenti i Uruguajt është modeli i politikanit që duket se nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Jose (Pepe) Mujica ka bërë bujë në gjithë botën për shkak të masave drastike që ka vendosur për shpenzimet e tij. Ai ka pranuar që nga rroga e tij të marrë vetëm 10 për qind, rreth 800 euro, ndërsa pjesën tjetër ta kalojë në fondet e bamirësisë për të varfrit.
Mediat e vendit kanë publikuar disa foto nga banesa e tij private. Mujica nuk ka pranuar që të jetoj në rezidencën presidenciale. Pamjet tregojnë se ai jeton njëlloj si një njeri i varfër i vendit të tij. 78 vjeçari jeton në një fermë të vogël në Montevideo dhe kur nuk ka aktivitet punon në fermë, ku merret kryesisht me rritjen e luleve.
Mujica u zgjodh president në vitin 2010, ndërsa në vitin 1960 ka qenë anëtar i një grupi të armatosur politik. Ai ka një makinë të vjetër “Volsvagn” dhe në ka kërkuar që rezidenca zyrtare të jetë një strehë për të varfrit.