Saturday, May 4, 2013

Michel Platini: Arbitrat nuk e pane faull-in ndaj Barcelones?


Michel Platini: Arbitrat nuk e pane faull-in ndaj Barcelones?
Presidenti i UEFAs Michel Platini, ka dashur te beje zyrtare biseden lidhur me ndeshjet e kampionatit europian. Shqetesimi i tij ka ardhur mbas nje goli te debatueshem ne gjysme-finalen e Champions League, midis Bayern Munich dhe Barcelones.  Thomas Muller, autor i golit, kishte shkaktuar realisht nje faull ndaj Jordi Alba-s, perpara se te shenonte golin e trete ne takimin e pare te gjysme-finales qe perfundoi me rezultatin 4-0.  (Shikoni videon)
“Une nuk besoj se askush nuk e pa ate faull. Pse nuk u tha asnje fjale?” – ka pyetur Platini – “Une i kam kerkuar sekretarise se pergjithshme te regjistroje bisedat e arbitrave gjate ndeshjeve zyrtare”
Kampionati Europa League ishte hapesira ku u testuan lojerat duke perdorur 5 arbitra, dhe u arrit qe dy asistente te tjere te qendronin pas portave dhe te komunikonin me kufje. E njejta praktike eshte zbatuar edhe ne ndeshjet e Champions League, dhe Platini do te dije me kembengulje, se perse faull-et ende nuk raportohen.
Francezi 57-vjecar thote: “Une e kuptoj faktin qe nje arbiter mund te beje gabime, dhe sigurisht qe mund te mos e shohe faull-in. Por jane 3 arbitra te tjere nderkombetare te perfshire ne loje, dhe askush nuk e pa kete faull. Dicka nuk shkon mire ketu. Nese arbitri do te ishte i vetem ne fushe, eshte normale te mos e shohe. Edhe dy arbitra mund te mos e shohin, por 3 arbitra, e kane per detyre ta shohin!”
Bayern-Barca