Thursday, May 9, 2013

Perez gati t’i ofroj 120 milionë euro për Neymar, por 50 milionë shkojnë te Barcelona!

reali neymarReal Madrid po nis një ofanziv të re gjatë afatit kalimtar veror.
Edhe pse thuhet se ka refuzuar Realin, megjithatë nëpër mediat spanjolle po flitet se Florentino Perez, ka bërë gati 120 milionë euro për brazilianin super të talentuar Neymar.
Por, mos të harrojmë se Barcelona kishte bërë (para-kontratë) me Neymar pasi klubi katalunas ia kishte paguar klubit brazilian Santos 10 milionë euro si paradhënie (kapare), andaj çdo skuadër tjetër që dëshiron ta blej Neymarin, duhet t’i derdh në konton e Barcelonas 50 milionë euro.
Nëse Florentino Perez, njëmend dëshiron t’i ofroj 120 milionë, atëherë Barcelona do të ishte shumë e lumtur, pasi me këtë para do ta transferonte menjëherë uruguaijanin, Luis Suarez.