Friday, May 17, 2013

Reali e humbi edhe Kupën edhe tifozët shqiptarë të tij

image
Reali i Madridit ka mbetur edhe pa kupë, por edhe pa mijëra tifozë shqiptarë që i ka në Maqedoni, Kosovë dhe gjetiu, kjo për shkak se në ndeshjen finale të Kupës së Mbretit të Spanjës, tifozët e tyre shpalosën një pankartë “Kosova është Serbi”, duke treguar përkrahje për Serbinë. Kjo ka ndodhur menjëherë pas golit të avantazhit të Real Madridit, kur rrjetën e “jorganxhinjve” e tundi Cristiano Ronaldo. Spanja është njëra ndër vendet e pakta të Bashkimit evropian që nuk e ka njohur Kosovën, duke iu frikësuar motivimit të katalanasve që të cilët po ashtu kanë orientime për pavarësinë e kësaj krahine. Golin e barazimit për Atleticon e Madridit e shënoi Diego Costa, ndërsa trofeun e dhjetë në historinë e klubit ua solli Miranda me golin e shënuar në minutën e 99-të lojës, dmth pas vazhdimeve. Ndeshjen e kanë shënuar dy përjashtime, trajneri Jose Mourinho dhe ylli portugez Cristiano Ronaldo. Sezoni i keq i Realit përfundon pa trofe.