Friday, May 10, 2013

Si ta bëni për vete pa e thënë asnjë fjalë

fotoKa disa mënyra të cilat funksionojnë në këtë aspekt dhe ju mund t’i aplikoni ato për ta bërë atë për vete, pa e thënë asnjë fjalë.
Vishuni bukur
Ju e dini se në cilën veshje dukeni më së miri. Visheni atë dhe ndihuni mirë. Mos u mundoni të bini në sy, thjesht kujdesuni që të dukeni bukur dhe të ndieni vetëbesim.
Shikojeni në sy
Kjo është shumë e rëndësishme. Nëse doni të keni vëmendjen e tij të plotë, sa herë që e takoni shikojeni në sy, qoftë nëse ndodheni në tjetrën anë të lokalit, apo rrugës ju mund ta shihni nga larg dhe të buzëqeshni.
Mundohuni të dukeni e zënë
Meshkujve u pëlqen që t’i shohin vajzat derisa ato janë duke u marrë me gjëra të tjera, sepse në këtë mënyrë ato nuk do ta zbulojnë se ai i ka shikuar. Mundohuni që kur jeni në një grup të miqve të bisedoni me të gjithë nga pak dhe të mos ia jepni atij tërë vëmendjen tuaj.
Mundohuni të jeni energjike
Energjia pozitive dhe buzëqeshja është diçka që meshkujt thjesht nuk mund t’i rezistojnë. Nëse dëshironi që ta keni vëmendjen e tij, mundohuni që kur jeni afër tij të dukeni sa më e gjallë dhe të kaloni sa më mirë. Buzëqeshni dhe argëtohuni, në këtë mënyrë jo vetëm që do të kënaqeni, por edhe do ta bëni atë për vete.