Friday, June 14, 2013

Sali Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (video)

fotoKryeministri Sali Berisha u shfaq më i rinuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku dilte për herë të parë.
Shpesh qeshte për të treguar dhëmbët e saporregulluar, ndërkohë që makijazhi i tepruar ishte bërë në atë që mënyrë që të fshihte rrudhat.
Ai u ul në mes të këngëtareve seksi, që e shihnin me adhurim.
Që në nisje të emisionit Arian Çani, pasi pyeti nëse Doktori kishte rojet afër, iu afrua dhe e preku në gjithë trupin për t’u dëshmuar shqiptarëve se Berisha nuk mbante anti-plumbin veshur (a thua nuk e heq dot kur hyn në një “shtëpi” të sigurt për të, si TV Klani).
“Rama nuk ka gënjyer për antiplumbin, por e ka fiksim. Duhet t’ja falim për atë që thotë,” ishte përgjigja e Berishës.
“Hyra pak me vonesë në botën e Facebook-ut, se komunikimi me SMS ishte shumë i lodhshëm. Por duhet të zgjidhja edhe një ditë të shënuar dhe zgjodha Ditën e Rinisë. Dhe godita në shenjë,” rrëfeu kryeministri.
Kur prezantuesi Çani i përmendi Berishës fëmijërinë dhe sidomos idhullin e saj, Edit Piaf, ai u përlot në emision.
Më pas Çani i bëri një test muzikor dhe për çudi Doktori i gjeti të gjitha këngët në bazë, nuk kishte rëndësi nëse ishin të vjetra apo të reja. Madje për çdo këngë dinte edhe historinë e tyre. Ndërkohë këngëtarët e ftuar, që i bëjnë fresk nëpër mitingje, nuk dinin as sa doktori për këngëtare si Amy Winehouse dhe habiteshin me zgjuarsinë e liderit.