Friday, June 14, 2013

Top 10 stadiumet më të vizituara (FOTO LAJM)

                    


"StadionWelt" ka krijuar një listë me stadiumet më tëvizituara të Evropës. Sipas këtij burimi, që konsiderohet më i sakti i mundshëm, statistikat e përpiluara me imtësi rezultojnë mjaft të kënaqshme për sezonin që lamë pas. Nëse do të donim të cilësonim një shtet apo një klub si kampionin e kësaj renditjeje, pa dyshim qëGjermania mbetet e vetmja që kryeson, si gjithmonë.

Ajo që të bën përshtypje në këtë "pushtim" nga tifozët gjermanë nëpër stadiume është se në 30 klubet me stadiumet më të vizituara në Evropë, 11 janë gjermane. Madje edhe Këlni i kategorisë së dytë gjermane, gjendet në këtë listë. Në 10-shen e parë, 4 janë gjermane dhe 3 janë angleze, duke treguar qartë se ku është tradita më e madhe e futbollit evropian.

Nuk është rastësi që Gjermania ka përqindje kaq të admirueshme. Në Gjermani çmimet e biletave kanë një nivel të caktuar dhe janë më të ulëta, krahasuar me ligat e tjera të Evropës. Gjithashtu, duhet theksuar se tifozeria për futbollin në Gjermani vlon. Duke pasur edhe një ekonomi të fuqishme, gjermanët ndjekin çdo ndeshje të ekipit të zemrës. Madje, në Dortmund, 1/6 e popullsisë së qytetit shkon në stadium çdo fundjavë. 

Në Itali kjo është e paimagjinueshme, sepse nuk ka mundësi të ndodhë.