Saturday, June 8, 2013

(Video) Vladimir Putin Le Gruan për Gjimnasten 30 Vjeqare


Lajmi për ndarjen e Vladimir Putinit dhe bashkëshortes së tij Ludmila pak kë ka befasuar në Rusi. Putini me vite ishte detyruar të përgënjeshtronte zërat për aferat e dashurisë,  ndërsa me gruan as që paraqitej në opinon. Megjithëkëtë, një emër dilte më shpesh në qendër të opinionit se sa të tjerë: gjimnastja e re krenare Alina Kabajeva.

Kjo sportiste gllamuroze 30 vjeçe është njëra nga gjimnastet më të suksesshme ruse me dy medalje të arta olimpike dhe me 14 tituj të kampiones botërore!

Kur në vitin 2007 u tërhoq nga sporti, ajo u anëtarësua në partinë e Putinit Rusia Unike dhe së shpejti u bë zëvendëskryetare e Dumës shtetërore.

Gazeta ruse “Moskovski korespondent” që në vitin 2008 kishte shkruar se ajo do të mund të martohej me Putinin dhe kjo ishte përgënjeshtruar me hidhërim në konferencën e shtypit të Putinit me Silvio Berlusconinm.

- Aty nuk ka asjnë fjalë të vërtetë, ka thënë Putin.

Zëdhënësja e Alina Kabajevit refuzoi të komentonte këto lajme duke i quajtur të “pakupitmta”.