Saturday, June 8, 2013

Xavi Me Vie te Qesh Kur Degjoj se thonë se cikli ynë ka perfunduar


Xavi Hernandez më në fund foli për atë që mediat e ndryshme evropiane por edhe të ekspertëve të futbollit, shkruajnë dhe mendojnë se cikli i Barcelonës ka përfunduar. Sipas tij këto komente dëgjohet çdo vit, por qëndron e kundërta.
“Më vjen për të qeshur kur dëgjoj këtë fjali. Është diçka që ndodh çdo vit dhe fatmirësisht nuk ka ndodhur. Është njësoj sikur të thuash vit pas viti që do të vdesësh, dhe kur në fund pas shumë vitesh të takosh zotin do të thuash, e sheh kisha të drejtë. Një gjë është e qartë, këtë e thonë njerëzit që nuk e duan Barcelonën. Por ne nuk i kushtojmë vëmendje atyre dhe ecim në rrugën tone. Nuk mendoj që ka nisur dominimi i Bayernit, pasi edhe Chelsea nuk ishte më mirë se gjermanët kur fituan ndaj tyre. U mundëm 7-0, por nëse shohim ndeshjen do të vërejmë që Bayerni ndryshoi lojën ndaj nesh, nuk luajtën ashtu siç bëjnë zakonisht. Ata ishin më mirë se ne me ritëm dhe fizikisht më lartë. Por, mbajtja e topit ishte në favorin tonë. Qëndrojnë disa arsye përse ne dhe Real Madrid dështuam. Dueli në kampionat midis nesh na lodhi shumë. Edhe në Gjermani ka rivalitet por jo në këtë nivel. Kemi dy vite radhazi që eleminohemi në gjysmëfinale dhe kjo nuk është normale. Pataj ka ngarkesë edhe në Kupën e Mbretit, ku duhet gjetur formula me një ndeshje teke” tha në fund Fabregas.