Thursday, February 28, 2013

Rihanna trup per tu pasur zili !!! (FOTOT)

Holiday mode: The singer couldn't have looked more relaxed as she soaked up the sun on the island of OahuCheers: The Barbadian beauty cooled down with the help of a cold bottle of beer

Ja çfarë fotografie bën Rita Ora

rita serish Shqiptarja me origjinë nga Kosova dhe e rritur në Britaninë e Madhe Rita Ora duket se nuk e ka ndërmend të ndalojë së eksperimentuari me veshje të ndryshme. Këtë herë është fotografuar ndërsa i ka shtuar imazhit të saj edhe një palë mustaqe për të krijuar një portret mes një femre dhe një mashkulli. Vetëm një ditë më parë Rita ishte prezente në median rozë për shkak të performancës së saj në javën e modës në Paris.

Perjetesisht te pa ndare. Fotografon te dashuren ne cdo vend te botes !(FOTOT)

Sulmohen dhejtëra nxënës Shqipëtar (VIDEO)

Sot rreth orës 12:30, dhjetëra nxënës shqiptarë të shkollës së mesme 'Dimitar Vllahov' janë sulmuar nga persona të panjohur. Sipas fëmijëve, dhunuesit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me mjete të forta, që nga thikat e sende të tjera të forta. Tre prej nxënësve shqiptarë janë të lënduar rëndë, dhe për momentin, janë çuar për kurim në spitalin e qytetit. Sipas nxënësve dhe familjarëve të tyre, policia ka mbërritur në vendngjarje, me rreth 40 minuta vonesë, pas incidentit. Ajo nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për ndjekjen e tyre, por thjesht ka mbledhur dëshmi nga të lënduarit. Gjysma e fëmijëve, aktualisht janë në ambientet policore, ku po japin dëshmitë e tyre mbi ngjarjen. Në vendngjarje, para urgjencës së qytetit, erdhi edhe kreu i komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami. Pikërisht nxënësit e sulmuar janë nga kjo komunë. Sipas Bajarmit, kjo dhunë është një skenar që ka për qëllim destabilizimin e situatës dhe mbjelljen e frikës ndër qytetarëve.

Kafeneja Jone : (Promo) episodi 311 (Video)

Qeni me i madh ne bote eshte ky !!

Elena E Big Brother 6 Pa Brek Ne Dhomen E Gjumit (Foto)

4d4796f5011541428e9e54d-300x225_0

Dafi & Bruna Bejn Nje Klip Shum Provokus (VIDEO)

Shiko Videon :

Elena Big Brother 6 Super Provokuse (FOTO)

Bir qka pe man qat fletore me veti gjith bre !

Rita Ora i qet vithet në shesh


Shiko Videon ne katrorin me Lart.

Tuna, stilistin e saj edhe badiguard


Këngëtarja Altuna Sejdiu, e cila çdo të diel mbrëma befason me dukjen e saj, ka vendosur si duket t’i provojë në një farë mënyre edhe bashkëpunëtorët e saj.Por, ditë më parë, kur ajo ishte e ftuar në “Zonë e Lirë’, e kishte mohuar me një të qeshur se kishte diçka më tepër me stilistin e saj, Niko Komani.
Dhe tani ne shohim, sipas kësaj fotoje, që përveçse stilisti nga Tirana e këshillon të duket trendi, Tuna e merr atë edhe si badiguard ngado ku është, siç e shihni edhe këtu në këtë disko, që sapo është hapur në Tiranë, kukanë qenë bashkë

Rita Ora, nje "hot" vogelushe ne rruget e Sydney-t


Rita Ora ka dale ne rruget e Sydney-t duke blere ne dyqane te ndryshme aksesoret qe i nevojiten...
Ndersa mban ne duar nje canteze te zeze, ne te shkruhet "syze dielli", gje per te cilen me sa kuptohet eshte detyruar t'i bleje ne nje vend plot diell sic edhe eshte Australia.
Me nje paraqitje prej vogelusheje te "nxehte", Rita eshte dukur e mahnitshme.
Shqiptarja ndodhet ne kete vend per punet e saj, ndersa nuk heziton edhe te dale te argetohet.
Ndersa qesh duke mbajtur telefonin ne vesh, nuk dihet se cili apo cila eshte pertej linjes, e qe e lumturon deri ne buzeqeshje, Oren.

Wednesday, February 27, 2013

Messi jo mire me shendet. Mund te humb El Classicon !

messi Lionel Messi nuk është mirë me shëndet. Lajmi shqetësues i është dhënë skuadrës së Barcelonës nga mjekët e skuadrës. Lojtari më i mirë në botë thuhet se ka ethe dhe se po ndihet tejet i lodhur. Messi sot nuk ka stërvitur me Barcelonën ndërsa nga mjekët është konsultuar që të pushoj 24 orë. Messi thuhet se do të duhet të përdor ilaqe para se ti nënshtrohet një testi tjetër mjekësor për të kuptuar nëse do të luaj në El Clasico. Superylli argjentinas pritet që nesër pasditë ti nënshtrohet testeve mjekësore./Indeksonline/

Ibran e ofendojne , ke hunden shum te madhe !!!(VIDEO) Shiko si reagon Ibrah..




ibraa










Nje incident i ndodhur midis 2 futbollistve ne ndeshjen PSG- Marseje e vlefshme per Kupen e Frances,ku futbollisti i Marsejes Barton gjate nje nje “ngacmimi” nga Ibrahimovic,i drejtohet ketij te fundit duke i thene : e ke hunden shume te madhe

Nderhyrje e tmershme kunder Ronaldinhos(VIDEO)

ronaldinho

Tifozët e Realit sulmojnë ata të Barçës (Video)

sulmi1 Tifozët e Realit sulmojnë ata të Barçës (Video) Edhe pse ishin vetëm 500 tifozë të pranishëm në stadiumin Camp Nou, në krahasim me 90 mijë të Barcelonës, tifozët e Real Madridit kanë shkaktuar probleme mbrëmë, në ndeshjen gjysmëfinale të Copa del Rey. Kamerat televizive për disa sekonda shfaqën një sektor të tifozëve katalunas ku kishte zjarr për shkak të një fishekzjarri të hedhur në drejtim të tyre. Sipas informacioneve të publikuara nga mediet spanjolle, ato u hodhën nga përkrahësit e Realit, por për fatin e mirë askush nuk pësoi lëndime .

Një sfilatë ndryshe nga të tjerat

Prezantimi i koleksionit “Plus size Fall-Winter 2013” ka nxjerrë në një nga pasarelat e Sao Paolos (Brazil) modele larg atyre që shohim në sfilatat e zakonshme. Brazili njihet për femrat e bukura, dy prej të cilave kanë famë ndërkombëtare në fushën e modës, Alesandra Ambrosio dhe Gisel Bundchen, por kësaj radhe në pasarelë kanë zbritur femra me forma të bollshme dhe mbi peshë. Koleksioni që ato reklamuan përfshinte veshje mbrëmjeje, fustane nusërie, rroba banje dhe veshje intime. Disa mund të mos e pëlqejnë këtë lloj shou, por në fund të fundit, edhe femrat me përmasa XL kanë nevojë të ndjekin tendencat e modës dhe të vishen sipas saj.

Tuesday, February 26, 2013

Me traktor nëpër botë




Pensionisti francez, Claude Goubeau, i cili para tetë muajsh nisi rrugëtimin nëpër botë me një traktor, ka arritur në Turqi. Ngjitur me traktorin e tij gjendet një dhomë e rimorkueshme ku ai fle. 51-vjeçari ka kaluar nëpër disa vende gjatë udhëtimit të tij, ndërsa në Turqi e ka vizituar Stambollin dhe Izmirin. Goubeau ka thënë se i do njerëzit dhe natyrën, prandaj udhëton ngadalë me traktor, gjë që i mundëson ta njohë më mirë ambientin në të cilin gjendet. Pas Turqisë, ai do të udhëtojë drejt Rusisë dhe Kinës.

Dy te dashuruar te zhveshur ne rruge (VIDEO)

Dy të dashuruar nga provinca kineze Guangzhou, shkaktuan rrëmujë të vërtetë në komunikacion, duke u zhveshur lakuriq dhe duke kërcënuar se do të kërcejnë nga mbikalimi! E pse? Sepse prindërit e tyre nuk i lejojnë që ta takojnë njëri-tjetrin. “Prindërit tanë thanë se nuk mund të jemi bashkë. E ne donim që tërë botës t’i tregojmë se nuk kemi çfarë të fshehim”, thotë ky çift, i cili në një përqafim të “zjarrtë”, e krejtësisht të zhveshur, qëndroi afro dy orë në mbikalim. Ata pohuan se nuk do të largohen nga aty, derisa të gjithë nuk i shohin se sa shumë kanë rëndësi për njëri-tjetrin dhe derisa për këtë nuk binden edhe prindërit e tyre. Ah, kjo dashuria...

Djaloshi 22 vjecar ka 12 vite qe jeton vetem me uje (VIDEO)

Një 22-vjeçar kinez ka jetuar vetëm me ujë këto 12 vitet e fundit. Ning XueFa është bërë i famshëm kur bëri publike situatën e tij. Me sa duket për shkak të alergjive ndaj ushqimeve që është zhvilluar që kur ishte vetëm 10 vjeç, është detyruar të jetonte duke konsumuar vetëm ujë. I vetmi ushqim që mund të përballojë Ning është qumështi, por mesa thotë familja e tij nuk mund ta përballojë kështu që duhet të mjaftohet me ujë. Ai konsumon rreth dhjetë litra në ditë. Megjithatë, përveç deklaratave të tij dhe të familjes se tij, nuk ka dëshmi të tjera që konfirmojnë se ai nuk ushqehet kurrë (sepse duket e pamundur që një njeri të rrojë kaq gjatë pa ushqim), transmeton KP. Mjekët i diagnostikuan një sëmundje që shkakton një etje anormale, por natyrisht nuk kanë mundur ta monitorojnë 24 orë në 24 gjatë 10 viteve të fundit. Sigurisht ushqimet për të janë vuajtje e madhe, me fytin që irritohet dhe i përzihet, por dhe fiziku i tij nuk është i njëjtë me dike që ushqehet normalisht. Është i gjatë 1.50 m dhe peshon 40 kg. Dobësia e shkaktuar nga gjendja shëndetësore po i krijon shumë probleme Ning-ut, në fakt ai nuk po arrin të gjejë një vend pune prej fizikut të dobët dhe për faktin se duke konsumuar kaq shumë ujë, duhet të shkojë në tualet vazhdimisht

Mbreterit sundojne Camp Nou-n

Foto: Getty Images Real Madridi e ka turpëruar Barcelonën para tifozëve në Camp Nou duke e mposhtur me rezultat 3-1 në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Takimi i parë i zhvilluar në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 1-1 dhe pas ndeshjes kthyese, Los Blancos kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm prej 4-2. Ekipi vendas e zhvilloi pjesën e parë në mënyrën e vet duke dominuar me posedimin e topit, mirëpo rrezikshmëria e tyre përpara portës ishte shumë e zbehtë. Ndërkohë, mysafirët mbroheshin mirë dhe prisnin momentin për të sulmuar. Pas një ofensive të Cristiano Ronaldos, Gerard Pique e ndali në mënyrë të gabuar në zonë duke shkaktuar penalti. CR7 nuk e pati të vështirë që ta mposhtte Pinton nga pika e bardhë (13’).

Blaugranët u përpoqën ta impononin lojën e tyre edhe në fraksionin e dytë të lojës duke ndërtuar rast pas rasti, por lojtarët me fanella të bardha nuk thyheshin. Khedira dërgoi një top të gjatë drejt Di Marias, i cili la pas vetes Puyolin, goditi në portë, mirëpo Pinto e mbrojti për ta dërguar topin në këmbët e Cristiano Ronaldos, i cili vendosi se kush ishte finalisti i parë i Copa del Rey (57’). Për kënaqësinë e tifozëve mbretërorë shënoi Raphael Varane me kokë, pas harkimit nga këndi të Mesut Oezil (68’). Golin e nderit për vendasit e realizoi Jordi Alba në fund të takimit (90’). Asistimi ishte i Iniestas. Real Madridi pret në finale fituesin nga dueli ndërmjet Sevillas dhe Atletico Madridit. Ndërkohë, Barcelona shumë lehtë mund të mbetet vetëm në një garë (La Liga), duke qenë se është në disavantazh prej dy golash edhe në Ligën e Kampionëve

Tifozja me e nxehte qe keni pare ndonjeher,duke vallezuar ne tribuna (VIDEO)

Bimë mishngrënëse që gjuan dhe gëlltit minj! (Video)

miuu 300x225 Bimë mishngrënëse që gjuan dhe gëlltit minj! (Video) Ka bërë xhiron e botës duke befasuar miliona shikues, videoja që tregon kurthin e një bime ndaj miut! Duket si një skenar filmi fantastikoshkencor, por në realitet ekziston një bimë mishngrënëse e cila “gëlltit” deri dhe minj. Ka aftësi të tresë deri dhe dhëmbët dhe kockat e tij! Bima mbanë emrin shkencor “Nepenthes spathulata”, mbinë në Iava dhe në Sumatra. Trupi i saj arrin deri në 5 m gjatësi. Bima i gënjen kafshët dhe kur ata hyjnë në “lulen” e saj, izolohen aty dhe të vdesin nga lodhja dhe të “zhbëhen” në vijim nga substancat tretëse të bimës. Për më shumë mister në videon në vijim:

12 vjeçari vodhi 5 mijë euro dhe të gjitha i shpenzoi për prostituta (Video)

12vjecari 300x225 12 vjeçari vodhi 5 mijë euro dhe të gjitha i shpenzoi për prostituta (Video) 12 vjeçari rus Artrijom iku nga shtëpia dhe tërë fundjavën e kaloi me miqtë dhe prostituta, paratë i ka siguruar duke grabitur dyqane dhe kalimtarë. Do të ishte normale nëse ndonjë fëmijë vjedhë para për të blerë ndonjë lodër ose ndonjë pajisje elektronike, por të gjitha paratë i vodhi vetëm e vetëm që të kenë para për tu argëtuar me prostituta. “Kur i mlodha paratë u ktheva me taksi në qytet, i lajmërova shokut tim dhe i thash se tani kam para dhe mund të argëtohemi.Telefonuam prostituta dhe sëbashku shkuam në saunë,” u lavdërua i mituri. Gjithçka mori fund kur vëllai i tij e informoi policinë.Ai tashmë është vendosur në shtëpi për të mitur

Barcelona-Real Madrid (formacionet e mundshme)

formacionet

Argjentina, këngë me Elvanën dhe Florin

argjentinaflorielvana
Lajme Vip- Argjentina Ramosaj aktualisht ndodhet në Tiranë, ku po punon në projektin e saj më të ri. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në Twitter, ku paraqitet me këngëtaren Elvana Gjata dhe Flori Mumajesin në studio incizuese.Argjentina nuk ka dashur të komentojë më shumë, por vetëm ka treguar se së shpejti vjen kënga e saj më e re, dhe mezi po pret ta ndajë atë me të tjerët.Të shpresojmë që kësaj radhe, producenti dhe këngëtari Flori të krijojë një hit të madh.argjentina

Muskujt e gjyshit që çmendën internetin!(FOTO)

cra-1-300x298
Ka befasuar gjithë botën e internetit fotografia e një 60 vjeçari,. i cili me muskujt e tij, ka “çmendur” gjithkënd!Padyshim që në shikim të parë, muskujt e tij do ti kishte zili dhe një djalë 20 vjeç, e aq më shumë ata të cilët e kalojnë gjithë ditën në palestër!Fotografia në fjalë, u publikua nga një profili me emirin CrazyDrummer, që mbas publikimit të tyre u bënë foto më të famshme në botën e internetit.

Çiljeta, fotot e para në publik me djalin

bbff5531-2cf2-4de2-8e45-2130417aafb3---0- I vogli i këngëtares ka tipare të theksuara dhe siç thonë të afërmit e familjes, i ngjan shumë të atit Tomaso. Të dy prindërit e rinj janë shumë entuziastë për këtë fëmijë dhe po i shijojnë pa fund muajt e parë si prindër… Çiljeta, ngado shprehet se është duke jetuar momentet më të bukura të jetës së saj.Ndërkohë që, Tomaso e shoqëron ngado Çiljetën, e cila, siç shihet qartë në foto ka edhe vëmendjen e nënës së saj. Nga sa kemi mësuar, Tomaso ka asistuar në lindjen e Fernandos dhe është shumë krenar që ai (i biri) i ngjan më shumë atij. Gjatë javës së shkuar Fernando është regjistruar në gjendjen civile dhe nga burime mësohet se mban mbiemrin e të atit.

Eurogol i Shnadjer me Gallatasarayn (Video)

wesley shnajder galatasaray 300x225 Eurogol i Shnadjer me Gallatasarayn (Video) Ish futbollisti i Interit, Ueslej Shnajder ka shënuar golin e tij të parë si futbollist i Galatasarayt në fitoren e skuadrës së tij 4-2 ndaj Orduspor, në kuadër të xhiros së 23-të në Kampionatin turk, Superlig. Shnajder realizoi një super gol në minutën e 58-të të ndeshjes, duke nisur rikthimin sensacional të vendasve që pas pjesës së parë ishin në disavantazh prej dy golave kurse në fund festuan 4-2. Burak Yilmaz realizoi dy herë për Galatasarayn kurse Inan shtoi një tjetër duke kompletuar rikthimin dhe fitoren për skuadrën e trajnerit Fatih Terim. Për dallim nga Sneijder, përforcimi tjetër i madh i Galatasarayt, Didier Drogba nuk arriti të realizojë në paraqitjen e dytë të dytë në Superlig, pas debutimit me gol javën e kaluar.

Monday, February 25, 2013

Vullnetari shqiptar vritet gjatë luftimeve në Siri

Të premten e kaluar në Siri është varrosur Muaz Ahmeti nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, i cili vra gjatë luftimeve në Siri, ku merrte pjesë si vullnetar i forcave çlirimtare. Një nga familjarët e Muaz Ahmetit ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, që ishte pjesëmarrës në konfliktin disa mujor që po zhvillohet në Siri. “Si familje përmes telefonit jemi informuar dje për birin tonë që ka rënë në luftën në Siri”, ka thënë për agjencinë INA, një familjar i Muaz Ahmetit. Muaz Ahmeti, i lindur në fshatin Tërnoc, më 30 mars 1990, në vitin 2008 kishte filluar studimet në Kajro të Egjiptit.

ATLETJA E NJOHUR ALENKA BIKAR TREGON TE PASMET E SAJA TERHEQESE (VIDEO)

Kim Kardashian probleme me te pasmet, nuk i vesh dot pantollonat (Video)


ve
Kim Kardashian probleme me te pasmet, nuk mund ti vesh pantollonat.
Shiko Videon me Lart.


Plas Sherri në Big Brother 6

big

Plas Sherri Ne Big Brother 6 Protagoniste Ksajt Radhe Ishte 22 Vjecarja Olta, e cila kapet me 1 banore tjeter per arsye te kota…

Megjithatë, Van Persie i gatshëm për Real Madridin


Lajm i mirë për tifozët e Manchester United. Robin Van Persie do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit. Lajmin e kanë konfirmuar mediat holandeze dhe britanike, të cilat thanë se lëndimi i 29 vjeçarit nuk është shumë serioz.
Van Perise nuk do të luajë kundër Norwich City, të shtunën e ardhshme në Premier League, por do të jetë nga minuta e parë në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, që zhvillohet në Old Trafford me 5 Mars.

Kapet mat Tuna me të dashurin e ri, reperin Cozman

lamba-Lumio-02_24
Tuna Sejdiu nuk është më beqare, kështu që për momentin shuhen shpresat e atyre djemve që mund të ëndërronin ta kishin një histori dashurie me të, pasi këngëtarja seksi tashmë e ka gjetur mashkullin me të cilin për momentin është lidhur dhe kalon fundjavat me të. Mediat në Kosovë kohë më parë kishin paralajmëruar se këngëtarja ka filluar romancën me një reper të ri, madje i kishin kapur mat ndërsa kanë qenë duke pirë kafe në një lokal në Prishtinë, por këtë lajm nuk e konfirmoi Tuna pasi ajo thoshte se për shkak të angazhimeve profesionale, nuk ka pasur shumë kohë t’i përkushtohet jetës private. Ka qenë shtatori i vitit të kaluar kur u përhap lajmi mbi lidhjen e mundshme të këngëtares Tuna Sejdiu me reperin e ri Cozman, por siç duket kohët e fundit këtë fakt e vërtetojnë daljet e shumta publike me reperin në krah. 

Shkendije Mujaj le perseri Gojhapur Shqiptaret me levizjet e saja te nxehta dhe provokuese [Video]

NJI USHTAR AMERIKAN DHE NJI IRAKIAN I THEJN KRAT SHIKO CILI FITON (VIDEO)

Vajza qe theu tabune. .i heq, L!VE ne “Big Brother”


“Big Brother” nëpër botë vazhdon të rezervojë surpriza të shumta për spektatorët, që e ndjekin me kuriozitet. Fundja, edhe vetë konkurrentët, pas vitesh “përvojë”, dinë sesi të tërheqin vëmendjen e telekamerave,
siç ka treguar Johana Pulkkinen, pjesëmarrëse e “Big Brother” në Finlandë. Konkurrentja bjonde, ndryshe nga shoqet e tjera të shtëpisë, ka vendosur të bëjë dush plotësisht nudo e fare e hapur për telekamerat, gjë që ka shkaktuar skandal. Megjithatë, e sigurtë është që Johana nuk rrezikon eliminimin nga ana e publikut (sidomos atij mashkullor”, që ka përfituar nga rasti për të admiruar hiret e saj…
uu

Big Brother 3 Dit qe ka filluar? Por Shikoni Se Cfar Ndodhi Sot (Video)

yyyy

Pasi ka fituar “Big Brother Albania 5”, Arbri ka dal dhe ka festuar fitoren me simpatinë e tij Gertën.
Arbër Zeka, siç thonë mediat e Tiranës, ka kaluar mbrëmjen me vajzën që ia nisi ta ngacmojë kur ishte brenda në shtëpi.
Edhe pse gjatë lojës në BBA thanë se ata patën një simpati dhe se ai ja kishte kënduar një këngë
Gertës kur ajo kishte dalë, megjithatë Arbri nuk e ka harruar atë.

Për Arbrin thuhet po ashtu se po kalon net të tëra pa gjumë pasi ka fituar BBA-në.

Sunday, February 24, 2013

Dënohet njeriu i parë që vrau peshkaqenin

Peshkaqeni Një jug-afrikan është bërë personi i parë në botë që është dënuar për vrasjen e një peshkaqeni. Leon Bekker, nga George, është shpallur fajtor sepse ai ka thyer Ligjin për Resurset e Gjalla Natyrore, i cili i dënon përpjekjet për të lënduar, vrarë apo për të pasur në posedim një peshkaqen të bardhë, Daily Mail. Bekker tha se nuk kishte njohuri për këto çështje, por ai u deklarua fajtor për të mos vonuar punën e Gjykatës. Gjykata e dënoi atë me 12 muaj burg, ose 8,550 £. Ky është rasti i parë që një gjykatë shqipton një vendim të tillë deri më sot. Afrika e Jugut po bëhet vendi i parë që imponon legjislacion për mbrojtjen e peshkaqenit të madh të bardhë, i cili në këtë zonë mbrohet që nga viti 1991

Balo Interit “Më mirë majmun, se sa me ju”!!

balotelli3 Pas koreve raciste të tifozëve të Inter në ndeshjen e së dielës ndaj Chievos (3-1) kanë sjellë edhe reagimin e sulmuesit të Milan dhe kombëtares italiane Mario Balotelli.SuperMario ka zgjedhur të reagojë në profilin e tij në Facebook ndaj ish tifozëve të tij, të cilët nuk e kanë pritur mirë rikthimin e tij në Serie A me ngjyrat e rivalëve kuqezinj. “Më mirë të jesh një majmun me shumë para se sa një palaço i tifozerisë suaj. Një qytet, dy ngjyra dhe 7 Kupa Kampionesh”, shkruan Balotelli në Facebook

Nuset vrasin vjehrrën me vaj të nxehtë(FOTO)

vrasja1 300x225 Nuset vrasin vjehrrën me vaj të nxehtë Nuset vrasin vjehrrën me vaj të nxehtë në vesh e më pas e groposin në kasollen e bagëtive. Ngjarja makabër ndodhi mesnatën e 12 shkurtit, në fshatin e largët Hotesh të Peshkopisë, por u zbulua vetëm paraditen e djeshme. Naime Skuka, 67 vjeçe, u bë pre e dy nuseve të shtëpisë, Xhemiles dhe Hikes, përkatësisht 25 dhe 23 vjeçe. Grindjet e vazhdueshme mes të zonjës së shtëpisë dhe nuseve të mbetura vetëm, pasi burrat i kishin në emigrim, i kanë shtyrë drejt këtij akti. Burime të Policisë thonë se përplasjet e vazhdueshme janë shkaku i ngjarjes tragjike, ndërsa burime të fshatit thonë se vjehrra mund të kishte pikasur veprime jo të moralshme për nuset e djemve. Askush nuk do ta kishte marrë vesh fatin e 67-vjeçares, nëse komshinjtë nuk do shprehnin habi për mungesën e saj, çka solli rrëfimin e ngjarjes nga nusja e madhe, Xhemilja. Krimi Autorja kryesore e vrasjes së vjehrrës ka qenë nusja e madhe, 25-vjeçarja Xhemile Skuka. Nëna e tre fëmijëve (më i vogli 4 muajsh), rreth orës 23:30 të së martës ka shkuar në dhomën ku flinte e vjehrra dhe i ka derdhur në vesh vaj të nxehtë. Me të ka bashkëpunuar dhe kunata 23-vjeçare, me qëllim fshehjen e këtij krimi. Trupi i vjehrrës është mbajtur në banesë deri sa ka kaluar mesnata dhe pa u gdhirë ende, duke iu fshehur fqinjëve, dy nuset e kanë tërhequr zvarrë 67-vjeçaren deri te kasollja e bagëtive, në pjesën fundore të shtëpisë së mirëmbajtur të familjes Skuka. Viktima është groposur në rreth 50 cm thellësi, siç ishte me rrobat e trupit. Asnjë shenjë nuk është dhënë për këtë ngjarje deri mëngjesin e djeshëm. Një fqinje e familjes ka shkuar për të vizituar Naimen. Kur ka hyrë në shtëpi, ajo është shprehur e habitur pse ajo nuk ndodhej brenda, ndërsa ka ndjerë erën e keqe të kufomës që po dekompozohej. Ajo ia ka thënë këtë fakt nuseve që jetonin në të njëjtën shtëpi dhe është larguar. Por, pikërisht kjo fjali ka sjellë dhe frikën te Xhemilja. Duke menduar se komshinjtë kishin pikasur se çfarë kishte ndodhur në banesë, ajo ka vendosur të shkojë në Polici për të treguar krimin. Në dëshminë e parë ka thënë se pas një grindjeje të çastit e ka gjuajtur me mjete të forta në kokë vjehrrën dhe më pas është ndihmuar nga kunata e vogël. Pak kohë më vonë, ekspertët e Policisë së Peshkopisë e kanë rikthyer në vendin e krimit, për të treguar trupin, çka ka bërë që 25-vjeçarja të japë variantin e djegies me vaj në vesh, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe tërhequr deri te kasollja viktimën. Motivet Policia ka qenë e rezervuar për të dhënë shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshon se ka dhe persona të tjerë të implikuar në vrasjen dhe më pas groposjen e 67-vjeçares Naime Skuka. Vetë kunatat kanë treguar se kishin konflikte të vazhdueshme me vjehrrën, e cila ishte shumë autoritare. Por, banorët e zonës flasin se viktima u tërhiqte shpesh vëmendjen nuseve pasi kishte konstatuar se ato flisnin me persona të tjerë në fshat. Pjesëtarë të grupit hetimor thanë se fillimisht mes vjehrrës dhe dy nuseve ka pasur një konflikt me fjalë. Vjehrra ka guxuar t’u thotë atyre se do t’u tregonte djemve gjithçka lidhej me veprimet e nuseve gjatë kohës që djemtë ndodheshin në emigracion, në Greqi. Përpjekja e vjehrrës për t’i bërë zap dy nuset e djemve ka sjellë reagimin e tyre të ashpër, deri në flijimin e të zonjës së shtëpisë. Pritet që hetimet e mëtejshme për ngjarjen e rëndë të zbardhin dhe arsyet, ndërkohë që janë lajmëruar djemtë e viktimës të vinin nga Greqia. Policia ka arrestuar të dyja kunatat. Kasollja ku u gropos 67-vjeçarja Kasollja në të djathtë të fotos është vendi ku u gropos pas shkaktimit të vrasjes e zonja e shtëpisë së familjes Skuka. Dëshmitarët në vend thonë se ajo ishte tërhequr zvarrë, e lidhur me një litar. Pikërisht kjo mënyrë i ka shkaktuar asaj goditjet dhe shenjat që iu gjetën në trup. Naime Skuka ishte e ve, pasi i shoqi kishte vdekur vite më parë. Ajo ishte nënë e katër djemve, dy prej të cilëve ishin martuar me dy ekzekutoret e saj. Ekspertiza e kryer në trupin e 67-vjeçares ka treguar se vdekja mund t’i jetë shkaktuar nga djegia me vaj, ndërsa u gropos në thellësi gjysmë metri. Fqinjët Dëshmitarë okularë që ndoqën “zhvarrimin” e 67-vjeçares pohuan se e moshuara ishte groposur me rrobat që mbante çdo ditë dhe se kishte nisur dekompozimi i kufomës. “Trupi i Naimes kundërmonte një erë shumë të rëndë, erë që nuk e kishim nuhatur herë tjetër. Ajo çdo ditë dilte në oborrin e shtëpisë dhe kulloste bagëtitë. Mungesa e saj për disa ditë na habiti. Dje kuptuan se ato kishin ndërmarrë një akt të tillë kriminal”, kanë treguar për efektivat e Policisë së Peshkopisë banorë që kanë banesat e tyre afër familjes Skuka. Sipas tyre, mbytja dhe pastaj groposja për të humbur gjurmët është një akt shumë i rëndë, i padëgjuar në këto anë prej shumë dekadash. Fëmijët Të dyja nuset e reja të familjes Skuka kishin fëmijë disamuajsh. Mësohet se drejtuesit e spitalit të Peshkopisë kanë marrë nën kujdes dy fëmijët, atë të Xhemiles, vetëm 4 muajsh dhe të nuses tjetër, Hikes, 6 muajsh. Mësohet se nusja e vogël kishte vetëm një fëmijë, ndërsa e madhja tre. Dy më të mëdhenjtë janë marrë nga të afërm të familjes, deri në mbërritjen e babait të tyre. Nënat e reja ndodhen në qelitë e Komisariatit të Peshkopisë, ku po merren në pyetje për të nxjerrë shkaqet e sakta të krimit dhe nëse kanë pasur bashkëpunëtorë në këtë ngjarje tragjike. Edhe pse jetonin në një fshat të largët, kushtet ekonomike të familjes Skuka ishin të mira, nga puna në emigracion e dy djemve. Kryekomunari: Kishin grindje Sipas kryetarit të komunës Luzni, Ali Drenova, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Hotesh të kësaj njësie vendore. Kryekomunari sqaron se mosmarrëveshjet, grindjet dhe konfliktet mes vjehrrës dhe nuseve të djemve kanë vijuar prej kohësh, madje këtë gjë e dini dhe banorët e lagjes dhe ato të fshatit.

Një grua ka vdekur nga konsumimi i madh i Coca-Cola në Zelandë

natasha coke 2478087b Një grua ka vdekur nga konsumimi i madh i Coca Cola në Zelandë Një grua në Zelandën e re vdiq pasi kishte konsumuar një sasi të madhe të Coca-Colas. Ky është konkluzioni në të cilin ka dalë një mjek ligjor nga Zelanda e Re. Natasha Harris, e cila u nda nga jeta tre vjet më parë nga sulmi në zemër, pinte deri 10 litra Coca-Cola në ditë. Sipas mjekut, kjo sasi ishte sa dyfishi i limitit të kafeinës së lejuar dhe më shumë se 11 herë i limitit të sheqerit që duhet të marrë një trup njerëzor. Ndërkohë, nga ana tjetër, kompania Coca-Cola ka kundërshtuar këtë konkluzion, duke thënë se nuk mund të provohet që produkti i tyre ka kontribuar në vdekjen e gruas. Fëmijët e viktimës janë shprehur se nëna e tyre kishte krijuar një varësi të tmerrshme ndaj kësaj pije. Sipas tyre, dhëmbët i ishin dëmtuar shumë dhe se trupi i saj dridhej nëse nuk merrte pijen. Mjeku ka thënë se konsumi i Coca- Cola-s i ka sjellë asaj aritmi kardiake. Ai tha se kompania nuk mund të jetë përgjegjëse për këtë ngjarje, por bëri thirrje që në etiketa të vihet një paralajmërim për rreziqet nga kjo pije.

Ndërtesa më e lartë në botë do të ndërtohet në Arabinë Saudite (video)

kulla1 300x225 Ndërtesa më e lartë në botë do të ndërtohet në Arabinë Saudite (video) Ndërtesa më e lartë në botë do të ndërtohet nga një kompani e Londrës dhe do të jetë e gjatë një kilometër kurse do të ndërtohet në Arabinë Saudite. I tërë projekti do te kushtoje 1.2 milion dollarë dhe kjo kompani ka pervoje në kësi ndërtimi duke e ndërtuar Shardin e Londrës.Projekt pritet të kompletohet për pesë vjet dhe në mbrendësi do të ketë hotel zyra etj Ndërtesa do te jete 170m më e gjatë se ndertesa me e madhe në botë Burxh Kalifa në Dubai.Kjo ndërtesë do të quhet ”Kulla e mbretit” dhe eshte vizioni i princit Al Valed Bin Talala.

A e dini se Pepsi përmban kimikate nga foshnjet e abortuara?

pepsi A e dini se Pepsi përmban kimikate nga foshnjet e abortuara?Kompania Pepsi e mori “bekimin” e presidentit amerikan Barak Obama për të vazhduar shërbimet e kompanisë “PepciCo”, e cila prodhon kimikate për të përmirësuar shijen dhe aromën e pijes, të cilat i krijojnë nga indet e fetuseve të abortuara.
Ky akt mizor u zbulua në vitin 2011 nga grupi joprofitabil „Children of God for Life“, (CGL), zbulim i cili beri bujë në të gjithë botën me greva dhe bojkotime të Pepsi prodhimeve.
Disa muaj më vonë, aksionerët e Pepsi kan paraqitur një rezolutë, e cila i mundëson kompanisë që të miratojnë një politikë të korporatave që njeh të drejtat e njeriut dhe prezanton standardet etike që nuk përfshijnë përdorimin e fetuseve të abortuara.Megjithatë, administrata e presidentit Obama e mbylli këtë propozim, duke mar vendimin për të lejuar Pepsi, të përdorë foshnja të abortuara, për të përmirësuar shijen e pijes.
Fakti se Pepsi përdor këto metoda, është dëshmi e sjelljes së pahishme, akt mizor ndaj njerëzimit dhe injorimi i çështjeve themelore etike dhe morale që kjo komapni fillimisht kishte planifikuar.
Pra duhet të jeni në dijeni se cka jeni duke konsumuar.!!!

Ja si duken bakteriet në telefonin tuaj! (Foto)

bakterie1 Ja si duken bakteret në telefonin tuaj! (Foto) Studentëve të Bakteriologjisë praktike dhe biomedicionale në Universitetin “Surrey”, iu është dhënë detyrë për të shtypur telefonat e tyre në një enë dhe të shqyrtojnë bakteret që rriten. Profesori Simon Park, mësoi klasën se një numër i madh i baktereve që rriten janë të padëmshme, edhe pse ata duken mjaft të tmerrshme nën një mikroskop. Speciet Micrococcus, të gjetura në lëkurën tuaj, që janë treguar në enë, sjellin disa sëmundje si bakteret Staphylococcus aureus. Simon Park nuk ishte i befasuar, sepse 20% prej nesh mbajnë këtë baktere në vetvete gjatë gjithë kohës. Është interesante se, në telefonat që nuk janë me touch, kjo baktere rritet më shumë në tastierë, ndërsa te modelet e telefonit me touch, bakteria rritet rreth gjithë telefonit. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme që të mësohemi ta fshijmë telefonin me palloma antibakterialep ara se të prekim telefonin tonë përsëri!bakterie2 Ja si duken bakteret në telefonin tuaj! (Foto)bakterie3 Ja si duken bakteret në telefonin tuaj! (Foto)

Kjo eshte jeta e nates ne pubet e Tiranes +16 (FOTO)

10
Jeta e nates ne Tirane. Kjo eshte nje teme goxha e diskutuar edhe neper panele te ndryshme qofte ne televizone radio dhe shkolla. Per mua Tirana eshte nje metropol evropian ne te cilin dhe jeta e nates ze nje vend goxha te rendesishem. Per te bere jeten e nates ne Tirane eshte e rendesishme te kesh nje shoqeri stabel e clia normalisht te jete me nje fare niveli pra te shoqerohesh me njerez qe punojne ( kane te ardhura ) e te cilet minimalisht ne fundjave deshirojne te argetohen duke u larguar nga monotonia, streset dhe problemet. Cuditrisht ne Tirane jeta e nates nuk ka kufi pra mund te kalosh naten duke bere nje jete te shthurur neper clube me music house dance… apo duke degjuar muzik live rock bluz jazz… me pak fjale Tirana ofron jeten e nates sic do metropol madje dhe pa kufi nga e Hena – Djelen.