
Wednesday, June 19, 2013
Rezarta Shkurta, një mami rrezatuese (FOTO)

Ardhja në jetë e një fëmije është thesari më i çmuar dhe dhurata më e bukur për një çift. Duket se një ndjenjë të tillë po përjeton dhe këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila pret fëmijën e saj të parë. Rezarta nuk ka ngurruar të ndajë foto gjatë shtatzënisë me fansat e saj në Facebook. Tanimë duket fare qartë barku i rrumbullakosur i Rezit, ndrësa mban të veshur një bluzë mjaft të bukur. Ajo shfaqet në një nga kafenetë e qytetit me bluzën pink ku shfaqet një beb që del nga veza, ndërkohë që në të shkruhet “Coming soon” (po vjen së shpejti). Rezarta duket mjaft e entuziasmuar, madje kanë filluar dhe dhuratat e para për vajzën e saj. Ajo ka postuar një foto ku shfaqen një palë këpucë në ngjyrë pink të dhuruara nga një mikeshë, ashtu siç i kanë hije një vogëlusheje. Tanimë Rezarta është shkëputur paksa nga jeta artistike për t’iu përkushtuar ardhjes në jetë të vajzës së saj.
Ermali, P’uth Elvanen, ja si ja kthen ajo,

Kliko ne katrorin me poshte per ta par nje pjes te Videos
Tuesday, June 18, 2013
Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas një kohe të gjatë, e që nga teksti duket se është dedikim për një prej rivalëve më të mëdhenj.
Duda ka kohë që nuk ka qenë i pranishëm në skenën e hip hopit, por puna intensive e Noizyt në albumin e tij të ri “The Leader”, ka bërë që ai të aktivizohet sërish.
Kënga e titulluar “Çunat thojn” është projekti i ri i lansuar nga dy liderët e grupeve të hip hopit shqiptarë, që njihen për marrëdhëniet e mira ndërmjet tyre.
Sidoqoftë, duket se Noizy dhe Duda nuk e kanë pritur mirë rikthimin në skenë të një prej reperëve më të mëdhenj shqiptar, Unikkatilit, të cilit duket se ia kanë dedikuar këtë këngë.
“Ti knon për flakë, unë live ja qes tymin
Ti knon për plumba, nëpër ta unë kaloj
Ti fol për shokë, unë me shokë jetoj
Na durt me gjak, kurse ti tu bo pizza
Na kallzojm të vërteta, kurse ju kallzoni Vica”, janë vetëm disa prej vargjeve të kësaj kënge që besohet se janë thumb për Unikkatilin.
Ti knon për plumba, nëpër ta unë kaloj
Ti fol për shokë, unë me shokë jetoj
Na durt me gjak, kurse ti tu bo pizza
Na kallzojm të vërteta, kurse ju kallzoni Vica”, janë vetëm disa prej vargjeve të kësaj kënge që besohet se janë thumb për Unikkatilin.
Në ndërkohë gjatë mbrëmjes Noizy publikoi edhe një këngë tjetër të re nga albumi i tij i ri, të titulluar “Blocka”, që përmban tekst të fuqishëm dhe po ashtu mund të thuhet se i drejtohet rivalëve të përbetuar të tij.
Subscribe to:
Posts (Atom)